Korçë, gjendet i vdekur 46-vjeçari nga shpërthimi i një lënde plasëse

Shpërthimi i një bombe të vjetër i ka kushtuar jetënnjë 46 vjeçari. Babai i tre fëmijëve ka hasur me lëndën plasëse teksa ishteduke gërrmuar gurë me të cilët siguronte jetesën

Një 46 vjeçar humbi jetën tragjikisht në fshatin Kamenicë teksa ishte dukepunuar në këtë shtëpi të vjetër ku shpërtheu një lëndë plasese.

Dyshimet janë se ai ka hasur në një bombë të vjetër të mbetur aty.
Hekuran Kala, babai i tre fëmijëve punonte aty për nxjerrjen e gurëvebashkë me dy persona të tjerë.

“Në datën17.07.2020, rreth orës 14:15, në fshatin Kamenicë, shtetasi H. K., rreth 46vjeç, gjatë punës në një banesë të vjetër, i ka shpërthyer një lëndë e dyshuarplasëse dhe për pasojë ky shtetas ka gjetur vdekjen.” – njofton policia.

Dëshmitarët  shprehen se dëgjuan shpërthimin dhe më pas kuptuan që 46 vjeçari kish humbur jetën.
Me mbërritjen në vendngjarje policia ka marrë provat materiale dhe pritet që pas marrjes së dëshmive të paraqesë dhe rrjedhën e ngjarjeve.

https://youtu.be/J2LA9mgCP4A
https://youtu.be/luomygIPdaY