Arrihet marrëveshja, Cakaj: Bujanoci do të qeveriset drejtë nga shqiptarët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Korrik 2020, 15:21
Partitëpolitike kanë arritur marrëveshje për të bashkëqeverisuar Bujanocin.
Një gjëtë tillë e bën me dije edhe Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme,Gent Cakaj përmes një reagimi në Facebook.
Ai ka përshëndetur këtë marrëveshje dhe shprehet se është arritja më domethënëse që kanë shënuar bashkërisht në Luginë.
“Personalisht i detyrohem një falënderim tëposaçëm z. Nagip Arifi, z. Shaip Kamberi, z. Shqiprim Musliu e z. ArbërPajaziti që i qëndruan fjalës së dhënë në mbledhjen e djeshme në Tiranë dukearritur këtë marrëveshje që është jetike për Bujanocin e shqiptarët e Luginës!”- shkruan Cakaj.
Gjithashtu, Cakaj shprehu gatishmërinë e plotë për të vazhduar punën epakursyer në shërbim të mbështetjes së Luginës e të gjithë shqiptarëve.