Deklarata e zëvendësministres, reagon Omonia: I pafalshëm, kemi të bëjmë me racizëm linguistik
Bashkimi demokratik i minoritetit etnik grek Omonia e kakritikuar ashpër deklaratën e zëvendësministres së turizmit dhe mjedisit OrnelaÇuçi.
Qëndrimi ka ardhur pas deklaratës së saj në RTV Ora ku thase duhet të bojkotohen shërbimet në rast se iu ofrohen në gjuhën greke në jug tëShqipërisë.
Sipas kësaj organizate, ky qëndrim i zëvendësministres ështëdiskriminues dhe i pafalshëm.
Në komunikatë kërkohet të dënohet kjo deklaratë pas njëekuivoki duke theksuar se kemi të bëjmë me një racizëm linguistik dheantihelenizëm nga ana e saj.
Sipas tyre ky është një veprim i pafalshëm nga ana e njëpolitikane të re me origjinë nga Gjirokastra e cila siç thuhet në deklaratë ështëambjentuar me karakterin dygjuhësor të zonës.
Në vend të kësaj deklarate, shprehet Omonia, pritej të jepejnjë mesazh cilivizues ndaj pyetjes së gazetarit.
Omonia e mbyll këtë komunikatë duke thënë se kjo mënyrëlogjike dhe perceptimi i përfaqësueses së një institucioni të lartë të shtetitndikon negativisht në vendin tonë pasi nuk ndihmon në integrimin e vendit,emancipimin e shoqërisë, prosperitetin e ekonomisë, madje as në mirëqëniensociale.