U nis nga Tirana në Piza, shqiptari infekton gjithë familjen me koronavirus
Një familje shqiptaree përbërë nga 5 persona është regjistruar si vatër e re e pandemisë sëkoronavirusit në rajonin Toscana në Itali.
Sipas historikut të ndërtuar nga autoritetet shëndetësore toskane një shtetas shqiptar 79 vjec me banim në Firence ka hyrë më 30 qershor në Itali nga Shqipëria. Ai ka udhëtuar me linjën Tiranë- Piza e ka qërdruar në Piza ku jeton e bija.
Më 13 korrik ështëparaqitur në spitalin e Pizës me simptoma të ngjashme me koronavirus. Ai karezultuar pozitiv së bashku me anëtarët e tjerë të familjes së vajzën së tij.
79 vjecari po kurohetnë spital e 4 shqiptarët e tjerë janë vënë në gjëndje izolimi shëndetësor.
Autoritetet lokale kanëgjurmuar të gjithë personat me të cilët janë vënë në kontakt gjatë ditëve tëfundit 5 shqiptarët e infektuar.