Halili dëshmon përpara komisionit: Jam i pastër, nxitova pak me deklaratën

Presidenti i Tiranës Refik Halili u shpreh për mediatse klubi bardheblu nuk ka dorë në fiksimin e rezultatit të takimit të parë tëgjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë me Bylisin, e cila përfundoi 2-1 përballshiotët.

Pasi doli nga Komisioni i Etikës, i cili e thirri për t’u shprehur në lidhje me dyshimet se rezultati i ndeshjes ishte i fiksuar, Halili shtoi se mirëpret çdo veprim të FSHF-së në lidhje me takimin.

''Çfarë kisha për të thënë, i thashë të gjitha. Do të sjell një deklaratë me shkrim të të gjitha gjërave që kam thënë. Pyesni Komisionin. Absolutisht, jo nuk pres dënim për Tiranën. Unë nuk e di se çfarë do të bëjë UEFA. 80% e shqiptarëve i shikojnë ndeshjet që fiksohen nga bastet dhe e kuptojnë. Nëse ka ndonjë dyshim që është përfshirë klubi i Tiranës, në këtë gjë, nuk më krijon asnjë problem, le të veprojnë.''

“Jam i pastër, komisioni i etikës, tëbëjë punën e tij. Unë kam nxituar pak me deklaratat në media, por unë dhe klubiTirana jemi të pastër. Ne kemi bërë një sezon të shkëlqyer dhe do të vazhdojmëta respektojmë garën deri në fund".