Donator i ri tek Vllaznia, Xhaferi: Është momenti i duhur, kemi plan afatgjatë për ta ringritur ekipin
Lajmise Bashkia e Shkodrës ka vendosur që t’i beosjë Alban Xhaferit rolin edonatorit te kuqbelutë, ka gëzuar opinionin sportin në qytetin verior.
I ftuar në Ora Sport, Alban Xhaferi shpjegoi se çfarë e shtyu atë që të investojë tek ekipi verior.
Aishprehet se duke parë vështirësinë që po kalon klubi, ishte momenti i duhur përnjë donator dhe beson tek një plan afatgjatë që do ta çojë ekipin e Vllaznisësa më lartë.
Xhaferi: Unë jam Presidenti i ekipittë basketbollit të Vllaznisë dhe duke parë punën cilësore që kemi bërë tek kyekip mendova dhe pjesën e futbollit. Ishte indicia kryesore. Para një muaji kambërë një kërkesë zyrtare për t'iu bashkuar ekipit të futbollit Vllaznia siaksioner. Duke vlerësuar procesin e gjatë të privatizimit u dakordësova mekryetaren e bashkisë për tu bërë sponsor i ekipit. Është një marrëveshje bashkëpunimi,partneriteti me qëllimin e mirë.
Pjesa e aksioneve është më e mira në pjesën emarrëveshjes. Në mungesë të kësaj, duke parë situatën e vështirë të klubit këtësezon, atëherë është momenti i duhur për të bërë një investim në mënyrë që vitintjetër klubi të kthehet me dinjitet për të arritur rezultate më të mira. Në njëplan të ri strategjik në një bashkëpunim me bashkinë e Shkodrës dhe donacionevenga ana ime, me qëllimin e mirë të çojmë klubin sa më lartë.