FShF mbledh trajnerët e ekipeve kombëtare për vijimin e aktiviteteve

Federata Shqiptare e Futbollitmblodhi këtë të hënë në një mbledhje trajnerët e ekipeve kombëtare për tëdiskutuar për vijimësinë e aktiviteteve futbollistike.

Gjatëkësaj mbledhjeje u diskutua për programin e punës për periudhën në vazhdim dhepër ndryshimet e imponuara nga pandemia Covid-19.

Nëmuajin mars, Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit vendosi të pezullojëtë gjitha aktivitetet futbollistike në vend si masë për parandalimin epërhapjes së koronavirusit. Kjo ndërprerje detyroi edhe trajnerët e ekipevekombëtare që të ndryshonin planet e punës për periudhën në vazhdim.

Porme rifillimin e kampionateve shqiptare, ka rifilluar puna edhe në ekipet kombëtaretë cilët po rinisin përgatitjet me skuadrat respektive.

Në këtë mbledhje ishin prezentëSekretari iPërgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, departamenti i ekipeve kombëtare dhekrye-skauti i ekipeve kombëtare, Dzemal Mustedanagic si dhe përmesvideo-konferencës trajneri i kombëtares A, Edoardo Reja.