Greqi, shqiptari del me leje nga burgu dhe arratiset, kapet sërish duke trafikuar kokainë

Një 43-vjeçar shqiptar është arratisur nga njëburg në Greqi dhe më pas është prangosur sërish.

Shqiptarit Agim Margegaj i ëhstë dhënë leje përtë dalë nga burgu për disa ditë, por 43-vjeçari nuk ëhstë kthyer më në qeli.

Ai ishte arrestuar sërish pasi u kap duketrafikuar heroinë në një operacion të koduar “Artemis”.

Po ashtu, ai është dënuar edhe për tentativëvrasjeje, vrasje dhe grabitje në bashkëpunim me armë.

Ndërkohë, gjatë një operacioni dje (13 korrik)policia greke e kapi 43-vjeçarin me heroinë që kishte ardhur nga Shqipëria.

Me vete shqiptarit atij ju gjet 5 kg e 50 gramheroine, 1 peshore elektronike, 1050 euro, kartë identiteti dhe pasaportë tëfalsifikuar, 2 celularë, 1 krehër arme, pajisje plastike presimi.

43-vjeçari i arrestuar është sjellë paraProkurorit Publik të Athinës.