KPA shkarkon nga detyra kryetarin e Gjykatës së Apelit Tiranë, Hysni Demiraj
Shkarkohetnga detyra kryetari i Gjykatës së Apelit të Tiranës Hysni Demiraj.
Kolegjii Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur tëKualifikimit që në 15 shkurt të 2019 e shkarkoi Demirajn.
Trupigjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdarikryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Luan Daci, Sokol Çomo, anëtarë, vendosën:
“Lënien në fuqi të vendimit nr. 108,datë 15.02.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektittë rivlerësimit Hysni Demiraj. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt tëmenjëhershëm.”
GjyqtariDemiraj nuk arriti të justifikonte për pasurinë e tij.
Hysni Demiraj e ka filluar karrierën në fillimtë viteve ’90 si hetues dhe më pas si prokuror në Tropojë.
Në mesin e viteve ’90 është emëruar gjyqtar nëGjirokastër, detyrë të cilën e ka kryer deri në vitin 2009, kur u transferua nëGjykatën e Apelit të Tiranës. Ndërsa në vitin 2016 u zgjodh kryetar i kësajgjykate.