Testohet vaksina anti-covid në Australi, autoritetet i druhen një valë të dytë

Shkencëtarët australianë kanë krijuar një vaksinë kundër koronavirusit të ri e cila tani ka hyrë në fazën e testimit te njerëzit. Rezultatet për 120 pacientë vullnetarë pritet të bëhen të njohura brenda tre muajve, ndërkohë që autoritetet kanë nisur t'i druhen një vale të dytë të epidemisë.

Australia vazhdon garën sikundër vendet e tjera të botës përgjetjen e një vaksine kundër virusit të ri Sars-Cov-2.

Një përbërje kimike e krijuar nga shkencëtarët eUniversitetit të Kuinslendit në vend nisi të hënën të testohej me 120 pacientëvullnetarë.

Synimi që është vullnetarët të injektohen çdo katër javë medy doza vaksine reale dhe plasebo apo me substanca kimikisht inerte për të parësigurinë dhe reagimin e sistemit imunitar.

Profesori Pol Jong, kryesuesi e ekipit të shkencëtarëve australianë,thotë se subjektet do të mbahen në mbikëqyrje për një periudhë 12-mujore, porrezultatet paraprake pritet të njihen brenda muajit shtator.

"Të gjithë pjesëmarrësit janë vënë në dijeni përrreziqet e këtij testimi. Në testet laboratorike vaksina ka arritur taneutralizojë virusin dhe duke pasur si përbërje bazë proteinat, nuk besojmë sesiguria do jetë problem për njerëzit. Plani ynë është ta kemi vaksinën gatibrenda gjysmës së parë të vitit tjetër, kur do mundemi të prodhojmë me shpejtësimiliona doza."

Australia ka mundur t'i shmangë bilancet e rënda tëkovidit-19 si pjesa tjetër e botës falë reagimit të shpejtë dhe masave strikte.

Në vend janë diagnostikuar rreth 10 mijë raste në total dhe108 viktima, por të hënën autoritetet shprehën frikën se po përballen me njëvalë të dytë infeksioni.

Për të 8-n ditë radhazi raportohen bartës të rinj tëkoronavirusit në numra dyshifrorë, vatra më e re e zbuluar këtë fundjavë nëlokalin e një hoteli në juglindje të qytetit të populluar të Sidneit.