Tre ditë votime në Maqedoni, sot votojnë të sëmurët me Covid-19 dhe personat në vetëizolim
Prej mesanëtas, në Maqedoninë e Veriut ka hyrë në fuqi heshtja zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pas fushatës 20 ditëshe. Këto janë zgjedhjet e para që zhvillohen në kohë pandemie të koronavirusit, dhe jo si zakonisht në ditën e diel. Mbi 1.8 milionë votues do të japin votën e tyre për 15 koalicione dhe parti politike që garojnë për 120 ulëse të Kuvendit republikan. Prej kësaj të hëne do të ketë tre ditë votime. Në ditën e parë do të votojnë të prekurit nga koronavirusi, që janë në karantinë dhe vetizolim. Në ditën e dytë më 14 korrik, do të votojnë 3.138 persona me sëmundje tjera dhe të burgosurit.Ndërsa në ditën e tretë më 15 korrik do të zhvillohen votimet e përgjithshme, ku qytetarët do të dalin në votime me maska mbrojtëse, duke mbajtur distancë nëpër vendvotimet që do të jenë të hapura nga ora 07:00 – 21:00.
NëMaqedoninë e Veriut sot do të votojnë 716 persona me Covid-19 dhe në vetizolim,nesër 8.852 persona të sëmurë, të pafuqishëm dhe të sëmurë kronikë.
Komisionetzgjedhore komunale kanë pranuar 716 kërkesa nga persona pozitivë mekoronavirusin ose në vetizolim për votim, që do të realizohet sot si pjesë ezgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 15 korrik.
Mbi770 kërkesa të tilla janë pranuar nga KZK-të, dhe nga gjithsej 80 komuna, do tëvotojnë 57 pacientë me Covid-19 dhe persona në vetizolim.
Nesërdo të votojnë të sëmurët, të pafuqishmit, të sëmurët kronikë, personat nëburgje, ata në shtëpitë e pleqve dhe ata nën arrest shtëpiak.
Sipasinformacioneve të KSHZ-së, nga 9.499 persona të sëmurë, të pafuqishëm dhe mesëmundje kronike të regjistruar në KZK, janë pranuar kërkesat e 8.852 personavetë cilët, në përputhje me udhëzimet e Komisionit, dorëzuan dokumentacionin eduhur mjekësor për të dëshmuar se ata kanë nevojë për të votuar në shtëpinë etyre. Nesër, votimin do ta realizojnë këshillat zgjedhorë.
Përkrahasim, në zgjedhjet e kaluara, për të votuar u regjistruan vetëm 3.540persona të sëmurë dhe të pafuqishëm.
Votimido të realizohet të mërkurën, më 15 korrik, në 3.480 vendvotime në gjashtënjësi zgjedhore në vend.
Në90 vendvotime ka më pak se 10 votues, të cilët sipas Ligjit do të jenë nëgjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në vendvotimin më të afërt.
Qytetarëtdo të jenë në gjendje të votojnë për 1.578 kandidatë nga 15 parti dhe koalicione.Të drejtë vote kanë 1.814.263 persona.