Brenda Klinikës Infektive: Lufta mes jetës dhe vdekjes
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, kanjoftuar të shtunën se në spitalet publike në Kosovë janë të shtrirë 301pacientë të konfirmuar me COVID-19 pozitiv.
Prej tyre 186 në Qendrën Klnike Universitare të Kosovës dhe115 në spitalet e përgjithshme rajonale.
Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 184 janë nëoksigjenoterapi, 132 në QKUK dhe 52 në spitalet e përgjithshme.
Nga 301 pacientë, 22 janë në gjendje të rënduar mepërkujdesje intensive.
Kosova gjithashtu po shënon ditëve të fundit rritjen më të madhe të numrit të të vdekurve dhe të infektuarve nga koronavirusi i ri.
Ekipi i Radios Evropa e Lirë ka qëndruar një ditë brenda Klinikës Infektive nga ku çdo mbrëmje raportohet për të vdekur e disa qindra të infektuar me COVID -19.
Frymëmarrja e vështirësuare pacientëve dhe zhurma e pajisjeve që i ndihmojnë ata për të marrë frymë, janëtë vetmet gjëra që dëgjohen.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të shtunën se gjendja me koronavirusin në Kosovë është tejet shqetësuse dhe bëri thirrje që të respektohen masat në mënyrë më rigoroze.
“Ju bëj thirrje që t’i zbatoni në mënyrë rigoroze masat për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19 dhe t’i respektoni rekomandimet e institucioneve shëndetësore. Duke i zbatuar masat dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore secili qytetar ruan veten, të afërmit e tij dhe gjithë shoqërinë”.
Në Kosovë, që nga paraqitja e rasteve të para me koronavirus më 13 mars, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 4.512, dhe 97 pacient kanë vdekur. Ndërsa, numri i rasteve aktive është 2.259./REL/