Dialogu Prishtinë-Beograd, Bytyçi: Ndarja e kufijve do të jetë sërish në axhendën e Serbisë

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisëduket se është rikthyer sërish në "shina" ku ditën e sotme (12korrik) përfundoi raundi i parë i këtij procesi me ndërmjetësimin e BE-së.

Përmes një video-konference, ideleguari i BE-së, Miroslav Lajçak zhvilloi takime me përfaqësuesit e dy palëveku për më tepër tha se ranë dakord për axhendën e takimit të radhësnë Bruksel dhe elementet kryesorë të procesit të dialogut.

Por pavarësisht këtyre hapave, analisti EnverBytyçi thotë se Beogradi do ta ketë sërish në agjendën e vetë çështjen përkorigjimin dhe ndryshimin e kufijve.

Në një intervistë për Ora Neës aishprehet që territorin verior të Kosovës ta ketë nën administrim dheprotektorat OKB-ja dhe pjesën tjetër të njihet si shtet i pavarur, por kjo sërishdo të jetë e vështirë të vendosë "paqe" mes dy vendeve.

Bytyçi: Rifillimi i këtij dialoguështë i rëndësishëm për faktin se përveç ShBA-së, tashmë janë prezantuar si udhëheqëstë këtij procesi dhe përfaqësuesit e BE-së. Këto kësaj rradhe janë shumë herë mëseriozë sepse së paku në këtë dialog janë vendosur disa principe nga BE.Angazhimi i këtyre vendeve do të thotë se principet e dialogut të marrinparasysh Kushtetutën e Kosovës dhe gjendjen aktuale atje. Të marrin parasyshfaktin se Kosova është shtet dhe se duhet të njihet nga Serbia. Ekzistonnjë frikë që sipas së cilës me njohjen e Kosovës nga Serbia mundet që tëndryshojë qëëndrimi i Kosovës. Është stisur nga Beogradi por që në faktorinndërkombëtar ka frikë.

Ende Beogradi do të tentojë dhe do përpiqet qëtë mbajë në agjendë çështjet për ndryshimin, korigjimin e kufijve në kuptimin eadministrimit ndërkombëtar të veriut të Kosovës. Në mos ndarja e Kosovës osekorigjimit të kufijve, ka një ide që veriu i Kosovës, me një vendim të ri të Këshillittë Sigurimit të vendoset në protektoriatin e OKB-së siç ka qenë e gjithë Kosovadhe pjesa tjetër e saj të njihet si shtet i pavarur në kufijtë e tjerë. Pjesaveriore të mbetet një territor që e administrojnë ndërkombëtarët por as Serbiadhe Kosova. Nëse ndodhë, kjo do të thotë që përsëri kriza do të jetë aty. Përsërilufta mes dy vendeve do të jetë për këtë territor ku secili do të përpiqet që tërealizohet një interes të gjithësecilit.

Intervista në studio me gazetarinSebastian Zonja, përgatiti në online Endi Mullaj