Vuçiç: Samiti solli rezultate, procesi i dialogut është shkundur nga plogështia pas 20 muajsh
Në Serbika optimizëm se pas samitit virtual të organizuar një ditë më parë me Kosovën,palët kanë mundësinë të arrijnë një marrëveshje dhe pajtim pas dy dekadavetensione. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç shprehet i hapur për kompromis.
Një samit virtual për normalizimin e raportevemes Kosovës dhe Serbisë i ndërmjetësuar të premten nga Franca dhe Gjermania kasjellë që tani rezultate.
Këtë e pohon vetë presidenti Aleksandër Vuçiçduke mos e fshehur shpresën se palët mund të arrijnë një marrëveshje për paqebrenda një kohe të pacaktuar.
Pasi dëgjoi edhe pretendimet e Prishtinës të përfaqësuarnga kryeministri Avdullah Hoti, Vuçiç i deklaroi agjencisë, "Rojter",se me ballafaqim dy vendet gjithmonë kanë arritur t'i ulin tensionet.
"Optimizmiqëndron te fakti se ky proces është shkundur nga plogështia pas 20 muajsh.Lajmi i parë i mirë është që ne kemi nisur t'i flasim njëri-tjetrit, e kjogjithmonë përkthehet në siguri për popullin serb dhe atë shqiptar në Kosovë.Gjithashtu garantuam se jemi të aftë të vazhdojmë dialogun për të gjeturzgjidhje në interesin më të mirë të popullit në Kosovë. Kemi edhe një plan sido vazhdojnë negociatat dhe kjo mendoj se është diçka e mirë."
Kosova deklaroi dëshirën për pavarësi ngaSerbia në vitin 1999 kur bombardimet e NATO-s ndaj kësaj të fundit i dhanë fundpërplasjeve luftarake me baza etnike mes dy fqinjëve.
Për kryeshtetarin serb, Vuçiç, ai do të gjejëmënyra për t'i pajtuar serbët, kosovarët dhe shqiptarët e traumatizuar nga luftërate viteve '90.
"Nukmë shqetëson a do të ndodhë kjo brenda një muaji apo dy viteve. Por ështëproblemi më i madh, substancial, që has Ballkani sot, dhe ne do të kemi kurajëdhe vullnet të mirë për t'i dhënë zgjidhje."
Një marrëveshje gjithëpërfshirëse sipas tij,do të kërkojë lëshime nga të dyja palët.
"Potë pyesësh shqiptarët, ata flasin vetëm për njohjen reciproke. Nëse pyet serbët,duan të flasin vetëm për sigurinë e popullit serb, dhe asnjë lloj njohjeje. Kjojanë qasje tërësisht të ndryshme, por hap pas hapi, me shumë afrime dhekompromis, na duhet të punojmë bashkë për të ardhmen."
Në telesamitin e së premtes, kryeministri Hotinga Kosova prezantoi tri parime kryesore për dialogun, se integritetiterritorial i Kosovës është i pacenueshëm dhe nuk mund të negociohet,"rendi kushtetues i Kosovës nuk mund të preket" dhe se marrëveshjafinale me Serbinë "duhet të jetë në përputhje të plotë me Kushtetutën eRepublikës së Kosovës".
Një samit i parashikuar për këtë të diel uvendos një ditë më parë të organizohet sërish nga interneti, ndërsa të enjtenpalët parashikohen të ulen përballë njëra-tjetrës në zyrat e Brukselit.
Përpjekjet e fundit për të nxitur dialogun mesPrishtinës dhe Beogradit u përshëndetën të premten nga kandidati për presidenti Amerikës, Xho Bajden.
Demokrati Bajden kritikoi administratënaktuale në Uashington se u ka kthyer shpinën partnerëve europianë rreth çështjes,dhe shprehu nevojën për një zgjidhje gjithëpërfshirëse nëse ai do zgjidhejpresident, që t'i sigurojë paqe dhe siguri Europës Juglindore.
Përfaqësuesi i Presidentit Donald Trump nëbisedimet Kosovë-Serbi, Riçard Grenell, reagoi duke e akuzuar Bajdën përpolitizim të procesit dhe se vetë dështoi t'i japë zgjidhje problemit në 8vitet që ai shërbeu si zëvendëspresident në kohën e presidentit Barak Obama.