Zgjedhjet në Maqedoni, Sinani: Në fillim votojnë të prekurit nga koronavirusi

Ditën e nesërme(13 korrik) fillojnë zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, një proces ky që do tëzgjasë prej 3 ditësh e do të garojnë fort për herë të parë dhe partitëshqiptare.

GazetariNaim Sinani i ftuar në Ora News u shpreh se për shkak të pandemisë sëkoronavirusit do të vendoset një rend i ri për votimin ku gjatë ditës së nesërme(13 korrik) do të vijojnë qytetarët e konfirmuar me koronavirus.

Naim Sinani: Përherë të parë do të votojë me maska dhe 3 ditë radhazi. Zgjedhjet do të fillojnënesër dhe do të zgjasin deri të mërkurën. Nesër votojnë qytetarët e prekur meCOVID-19, më 14 votojnë qytetarët me probleme shëndetësore që nuk lidhen mecovid-19 dhe sigurisht që më datë 15 do të votojnë pjesa tjetër me të drejtëvote. Shqiptarët ky proces ka rëndësi të dyfishtë. Së pari sepse për herë tëparë në këto gara një parti shqiptare, Lëvizja Besa është në koalicionparazgjedhor me Lidhjen Social-Demokrate maqedonase. Kjo është për herë të parënë proces parazgjedhor. Vazhdon të jetë tabu pasi vlen të shihet se cili do tëjetë epilogu.

I pyetur nësenjë shqiptar mund të bëhet kryeministër, Sinani shprehet se është shumë e vështirëpër një parti të vetme shqiptare.

Sinani: Është e mundur pasi çdo qytetar që plotëson kriterin e moshës mund të bëhet kryeministër. Nëse e shihni në bazën e numrave në kuvend, maksimalisht në kuvendin e maqedonisë së veriut ka rreth 30 deputetë shqiptarë. Para se të mbërrinte kushtëzimi atje, Aliahmeti do të duhej të kishte mbledhur rreth vetes edhe parti të tjera politike shqiptare që t'i kishin të paktën këto deputetë shqiptarë pas vetes. Në këto zgjedhje, nuk pritet që fituesi tek shqiptarët të ketë mbi 10 deputetë. E imagjinoni një parti me 10 deputetë të ulet në tryezë dhe të kërkojë pozicionin e kryeministrit.

Intervista në studio me gazetarin Xhoi Malësia, përgatiti për online Endi Mullaj