Thaçi mesazh nga varri i komandantit legjendar të UÇK-së: Dielli do të lindë përsëri
Para nisjes për në Hagë,Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është ndalur mbrëmjen e kësaj të shtune, 11korrik, në Prekaz për ti bërë nderime bashkëluftëtarit dhe komandantitAdem Jashari.
Ky nderim thotë Thaçi shkon përtë gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, heronjve tëkombit.
Por nga Prekazi ai përcjelledhe një mesazh të rëndësishëm.
"Jam këtu në këtë muzg veror edhe për të ritheksuar fuqishëm se dielli do të lindë përsëri".
Të hënën e 13korrikut, Thaçi do të intervistohet nga prokuroria Speciale në Hagë së bashkume disa luftëtarë të tjerë.
Presidenti i Kosovës akuzohet nga Prokuroria Speciale me Selinë Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Kjo akuzë ende nuk ështëkonfirmuar nga Gjykata Speciale.
Që nga funksionalizimi i Prokurorisë Speciale një vit mëparë, mbi 200 ish pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë marrë nëpyetje nga kjo prokurori. Si i dyshuar është marrë në pyetje edheish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Më 24 qershor Prokuroria Speciale për Kosovën me seli nëHagë, publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave për krime lufte dhe krimekundër njerëzimit ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit tëPartisë Demokratike, Kadri Veseli.
Këto akuza ende nuk janë konfirmuar nga gjykatësi iprocedurës paraprake, ndërsa, vet presidenti pas njoftimit për akuzë, gjatë njëadresimi për opinion tha se "do të jap dorëheqjen nëse akuzat konfirmohendhe është i gatshëm të përballet me drejtësinë”.
Publikimi i akuzave nga Prokuroria Speciale me Seli në Hagë,bëri që të anulohet edhe një takim Kosovë-Serbi i planifikuar të mbahej me 27qershor në Shtëpinë e Bardhë, me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan RichardGrenell.
Me këtë takim pritej të shënohej edhe rifillimi i dialogutKosovë-Serbi. E rifillimi i këtij dialogu ndodhi të premten që lamë pas (10 korrik) gjatë një Samitivirtual që u mbajt me nismën e presidentit francez Emmanuel Macron dhekancelares gjermane Angela Merkel.
Ndërsa, me datën 16 korrik në Bruksel do të takohen kokë më kokë, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presdenti i Serbisë Aleksandër Vuciç, në një takim ku do të marrë pjesë edhe shefi i diplomacisë Evropiane Josep Borrel dhe i ngarkuari i BE-së për dialogun Mirosllav Lajçak.

