Panariti: Shqiptarët të marrin drejtimin e qeverisë në Maqedoninë e Veriut

Përmesnjë postimi në Facebook, ish-ministri Edmond Panariti shkruan se e drejta eShqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, për të patur kandidatët e tyre përdrejtimin e qeverisë dhe të shtetit, është e pa diskutueshme.

SipasPanaritit, është koha për hapin e madh, që shqiptarët të marrin drejtimin eqeverisë në Maqedoni.

Panariti: Edrejta e Shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, për të patur kandidatët e tyrepër drejtimin e qeverisë dhe të shtetit, është e pa diskutueshme! Shqiptarëtjanë kombësi shtetformuese në Maqedoninë e Veriut, për këtë arsye e drejta etyre për të patur kandidatë për krerët e shtetit dhe të qeverisë është e padiskutueshme.Shqiptarët drejtojnë Kuvendin e Maqedonisë së Veriut dhe mbajnë poste tërëndësishme në qeverinë e vendit. Është koha për hapin e madh, që shqiptarët tëmarrin drejtimin e qeverisë. Këtu padyshim kërkohet kohezion dhe konvergjencëqëndrimi nga forcat politike shqiptare.

Është një arritje që kjo artikulohetsi objektiv nga forcat politike dhe posaçërisht nga zoti Ahmeti, apo nga çdopolitikan tjetër shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
Nuk është e dobishme që objektiva dhe ambicie të tilla të shihen me dyshim aposi manovra taktike nga shqiptarët. Sigurisht do të jetë në fund të fundit peshapolitike e faktorit shqiptar ajo që do të vendosë se sa i mundur është kyobjektiv, por shqiptarët duhet ta synojnë patjetër atë.