Serbi, dita e 4-t e protestave, Vuçiç: Protestat e orkestruara nga opozita, humbën zgjedhjet

Me mijëraqytetarë janë përplasur përsëri me policinë jashtë parlamentit tëSerbisë. Protestat që filluan të martën kundër masave ndaj pandemisë,tashmë janë shndërruar në lëvizje antiqeveritare që ekzekutivi thotë se nxitennga opozita.

Qytetarët serbë vijojnë të protestojnë ndajqeverisë së tyre për mënyrën se si ajo dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç ekanë përkeqësuar krizën epidemike të koronavirusit.

Skena të dhunshëme u regjistruan sërish tëpremten në fushëbetejën tashmë simbol para godinës së parlamentit.

Mijëra protestues të mbështetur nga opozitapolitike dhe të rinj të Beogradit tentuan të mësyjnë në portën kryesore tëkuvendit.

Gurët, fishekzjarret dhe shishet me ujë ishindisa prej sendeve të forta të lëshuara drejt kordonit të efektivëve të pajisurme skafandra përpara tyre.

Protesta e ditës së katërt radhazi trajtoi menacionalizma edhe tema të aktualitetit.

Me sloganet e thirrjet "Nuk kemi për tadorëzuar Kosovën" pjesëmarrësit u revoltuan me samitin virtual të ndërmjetësuarnjë ditë më parë mes Kosovës e Serbisë, duke e akuzuar kreun e shtetit Vuçiç sinjë hajdut.

Ky i fundit ndërkohë në një intervistë përagjencinë "Rojter" i komentoi protestat si politike, të orkestruaranga kundërshtarët e tij për shkak të disfatës së thellë në zgjedhjet e fundit.

"Problemiështë se ata i kanë humbur zgjedhjet me një marzh të gjerë, kanë dalëqejfmbetur dhe nuk e pranojnë humbjen. Marzhi mes nesh në parlament është 10 menjë. Ata janë bërë të dhunshëm sepse nuk kanë asnjë zgjidhje politike, asgjë përt'i ofruar popullit. Prandaj me thënë të drejtëm jam i shqetësuar se protestatpo kthehen në një burim të ri infeksioni."

E premtja rezultoi dita më tragjike për Serbinënë rrethanat e pandemisë, pasi një rekord prej 19 personash humbën luftën etyre rishtas me koronavirusin e ri, duke e çuar në 380 bilancin totalviktimave.

Qeveria e ka cilësuar situatën dramatike teksamë shumë se 300 raste të reja po raportohen çdo ditë.

Qytetarët serbë akuzojnë lidershipin e tyre përsituatën e rënduar epidemiologjike, duke e mbajtur përgjegjës për heqjen tërësoretë masave antikovid muajin e kaluar, për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare nëmesin e pandemisë dhe për lejimin e lojërave sportive me mijëra tifozë, dukezhbërë impaktin pozitiv të karantinës gjatë muajve të pranverës.