Rifillon dialogu Prishtinë – Beograd, Lajçak: Palët ranë dakord për axhendën dhe elementët e dialogut

Për herë të parë që nga nëntori i vitit 2018, rifilloidialogu mes Kosovës dhe Serbisë. Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun MiroslavLajçak, tha se palët ranë dakord për axhendën e takimit të radhës në Brukseldhe elementet kryesorë të procesit të dialogut. Ndërsa përfaqësuesi i lartëJosep Borrel, tha në fjalimin e hapjes, se synimi kryesor është arritja e njëmarrëveshjeje ligjërisht e detyrueshme për të dyja palët.

Përfundoi raundi i parë i dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit, i ndërmjetësuarnga Bashkimi Europian në formatin e video-konferencës. Përfaqësuesi i posaçëm iBE-së për dialogun Miroslav Lajçak, tha se palët ranë dakord për axhendën etakimit të radhës në Bruksel dhe elementet kryesorë të procesit të dialogut.

“Jam i lumtur të them se pas Samitit të Parisit dhe takimit të sotëm midisKosovës dhe Serbisë, dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin emarrëdhënieve është kthyer në rrugë të drejtë pash 20 muajsh,” tha Lajçak.

Përfaqësuesit e BE-së zhvilluan takime të ndara me kryeministrin e KosovësAvdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Para takimit virtual, përfaqësuesi i lartë për politikën e jashtme dhesigurinë, Josep Borrel, tha se Bashkimit Europian synon një marrëveshjeligjërisht të detyrueshme për të dyja palët.

"Qëllimi ynë është i qartë, të fillojmë një punëserioze për normalizimin e marrëdhënieve mes të dyja palëve. BE-ja ka qenë dhedo të vazhdojë të jetë lehtësues i përpjekjeve për të arritur një marrëveshjeligjërisht të detyrueshme. Ne e dimë se ky nuk është një proces i lehtë, nuk kaqenë asnjëherë, por duhet të punojmë për të ardhmen e përbashkët. Kjo kërkonvullnet politik nga të dyja palët dhe angazhim, nuk ka qenë asnjëherë elehtë", tha Borrel.

Për t'i nxitur palët që të përfshihen në mënyrë konstruktive në dialog, tëpremten u zhvillua një samit virtual mes kryeministrit të Kosovës dhepresidentit të Serbisë me ndërmjetësimin e presidentit të Francës EmanuelMacron dhe kancelares Gjermane Angela Merkel. (Leftion Peristeri)