25-vjetori i masakrës së Srebrenicës, më 11 korrik 1995, forcat serbo-boshnjake nisën gjenocidin

25 vjetmë parë, më shumë se 8 mijë burra dhe djem myslimanë boshnjakë u vranë ngaforcat serbe të Bosnjë-Hercegovinës në Srebrenicë. Kujtimi i tyre është nderuarnga grupe të afërmish dhe zyrtarë lokalë e ndërkombëtarë.

Ishte data 11 korrik 1995, ora 4:15 e mëngjesit,kur forcat ushtarake serbo-boshnjake do të nënshtronin rreth 45 mijë banorët enjë baze në Srebrenicë të Bosnjë-Hercegovinës.

Në zonën e mbrojtur nga Kombet e Bashkuara, 30mijë gra dhe fëmijë u dëbuan brenda dy ditëve, me mijëra gra e vajza boshnjaketë rëna pre e përdhunimeve.

Nga 15 mijë meshkuj të besimit mysliman qëtentuan të largohen me këmbë mes pyjeve për t'i shpëtuar ushtarëve, vetëm 3 mijëprej tyre arritën t'i mbijetojnë kurthit të ngritur, ndërsa 8 mijë të tjerëvijojnë edhe sot të gjenden mes varreve masive të gërmuara kudo në vend.

25-vjetori i ngjarjes u kujtua të shtunën menjë seri aktivitetesh, megjithëse të kufizuara në pjesëmarrje në kushtetaktuale të pandemisë.

Pas një çerekshekulli, eshtrat e 9 viktimave tëzbuluara këtë vit u lanë të prehen në Qendrën Përkujtimore të Srebrenicës, më iriu vetëm 23 vjeç dhe më i moshuari, 70 vjeç. 

Ata u vranë edhe pse të paarmatosur nënurdhrat e komandantit Ratko Mladiç, me mbështetjen e ish-presidentit serb,Slobodan Milosheviç dhe homologut serboboshnjak, Radovan Karaxhiç.

"11korriku shënon më tepër se të kaluarën e Bosnjë-Hercegovinës, na kujton me turpkoston e tmerrshme që të gjithë paguajmë kur i kthejmë shpinën njerëzimit. Ajoditë vazhdon të më prekë sa herë që e kujtoj,"komentoi me një videomesazh ish-presidenti amerikan i kohës, Bill Klinton.

Mesazhe ndërgjegjësuese ndau edhe princi Çarlsi Britanisë së Madhe.

"Ngjarjete tmerrshme të korrikut 1995 janë një njollë në ndërgjegjen tonë kolektive.Komuniteti ndërkombëtar i braktisi të vrarët, ata që mbijetuan disi dhe ata qëhumbën të dashurit. Ta kujtojmë dhimbjen, të kaluarën dhe të nxjerrim mësime sëbashku që kjo të mos përsëritet."

Spastrimi etnik i viteve '90 i realizuar ndajkomunitetit mysliman nga forcat serboboshnjake u realizua me synimin e krijimittë Serbisë së Madhe, plan territorial që kishte përkrahjen edhe të presidentitaktual të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, atëkohë politikan i ri në radhët e radikalëve.

Ngjarja edhe sot vijon të refuzohet sigjenocid nga autoritetet e Republikës Serbe ndërsa sondazhet tregojnë semendimin kundër e ndajnë edhe shumica e popullit serb të Bosnjës.