Dialogu Kosovë-Serbi, Zekthi: BE nuk e çon dot deri në fund, do të kemi ringritje të ShBA-së
Për herë tëparë që prej vitit 2018, sot (12 korrik) filloi dialogu mes Kosovës dhe Serbisëme ndërmjetësimin e Bashkimit Europian.
Fillimishtpalët kanë rënë dakord për kornizën e këtyre bisedimeve që do të zhvillohen nëmënyrë teknike në Bruksel gjatë javës së ardhshme.
Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun MiroslavLajçak, tha se palët ranë dakord për axhendën e takimit të radhës në Brukseldhe elementet kryesorë të procesit të dialogut.
Por për analistin Fitim Zekthi, BE nuk e ka fuqinë për taudhëhequr deri në fund këtë dialog. Në një intervistë për Ora News ai shprehetse Gjermania mund të pengojë marrëveshjet e fshehta për ndarjen e Kosovës por qëpas kësaj, këtë dialog do ta marrë në drejtim ShBA.
Zekthi: Neshqiptarët kemi nevojë shumë të madhe që jo vetëm të kemi marrëdhënie të mirë nëjetën e përditshme, por edhe për statusin e Kosovës. Jemi në një rrugë më të vështirëpor më të mirë tashmë. BE nuk ka fuqiqë ta bëj këtë gjë. BE ndoshta do të bëjë të mundur mos ndarjen e Kosovës. BEnuk është se ka një politikë të jashtme të qartë. Kjo gjë e bën atë jo kaq tëfuqishëm për të zgjidhur çështje delikate si atë të Kosovës.
Gjermani të paktën si lideri i BE-sëtë pengojë marrëveshje okuklte të fshehta që bëhen nga entitete të ndryshme përta ndarë Kosovën. Nëse do të bllokohet ndarja e Kosovës dhe do të kemi rifillimtë dialogut, ShBA do rrimarë një rol lideri në këtë proces. Do shohim që ShBAdo të jetë më e fortë se sa ka qenë më parë. Kemi pasur zhvillime këto muaj qëna kanë bërë të kuptojmë pse u zhytëm në një kolaps 2 vjeçar.
GjithashtuZekthi foli edhe për marrëveshjet e fshehta për ndarjen e Kosovës. Ai u shprehse interesi politik i Presidentit Thaçi dhe kryeministrit Rama i çoi ata drejtvendimit për të shitur tookat. Ai thotë se kjo është mbështetur dhe nga këshilltaripër Siguri Kombëtare i Presidentit amerikan Donald Trump, John Bolton.
Zekthi: Interesi personal politik i Thaçit dhe Ramës bëri që ata të fuqizojnë pushtetin e tyre për të shitur toka. Thaçi dhe Rama kanë rënë dakord me Vuçiç për të ndarë Kosovën dhe kjo nuk ka diskutim. Kjo është bërë duke pasur parasysh që në Shtëpinë e Bardhë kishte ardhur, John Bolton një njeri që ishte i njohur si njeri që nuk e donte pavarësinë e Kosovës. Duke qenë se ka qenë kundër u përdor ky funksionar i lartë, e kanë shtyrë përpara dialogun Serbi-Kosovë brenda një programi për ndarjen e Kosovës.
Intervista në studio megazetarin Leftion Peristeri, përgatiti për online Endi Mullaj