Berisha denoncon: Nuk ka teste për COVID-19, shqiptarët po vdesin nëpër shtëpitë e tyre në Luginën e Preshevës
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari nga Presheva që flet për një situatë të rëndë në Luginë për shkak të COVID-19.
Sipas qytetarit, shumë njerëz të infektuar në mungesë të testeve dhe frikës që të drejtohen në spitalet serbe po vdesin nëpër shtëpitë e tyre.
Ai bën thirrje të dërgohen mjekë nga Shqipëri e Kosova.
Përmes një postimi në Facebook, Berisha shkruan se regjimi i Vuçiç diskriminon shqiptarët dhe i bën apel OBSH-së të ndërhyjë.
Postimi i Berishës në Facebook
Situate alarmante ne Luginen e Presheves me covid19.
Regjimi i Vuçiç diskriminon dhe nuk ndihmon shqiptaret.
Te semure dhe te infektuar me shumice.
Nuk ka teste per zbulimin e covid 19.
Lugina nuk ka spital as mjeket e domosdoshem.
Denoj me ashpersi kete qendrim çnjerezor te rregjimit te Vuçiç ndaj shqiptareve.
I bej thirrje OBSH te nderhyje me urgjence ne Luginen e Presheves te ndihmoje banoret ne luften kunder covid19.
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Ne Lugine te Presheves gjendja sa vjen e rendohet. Shume njerez te infektuar ne munges te testeve dhe friges qe te drejtohen ne spitalet serbe po vdesin neper shtepit e tyre. Ne munges te spitalit te kujdesit secondar ne Presheve dhe Bujanoc ata dergohen ne Vranje dhe Nish por pershkak te pasiguris ata vendosin te vdesin ne shtepi e mos te shkojn atje. Ju lutem reagoni qe te senzibilizohet opinioni ne Shqiperi dhe Kosove, te dergohen disa mjek nga Shqipria dhe Kosova dhe shqiptaret e lugines te trajtohen ne Presheve nga mjek shqiptar. Me larte ne foto e ke reagimin e drejtorit te shtepis se shendetit ne Presheve.