Udhëkryqet në KED e ngërçi në Kushtetuese, mbahet peng ripërtëritja e “garantit kushtetues”

Prej vitit 2017, Gjykata Kushtetueseështë në udhëkryq, ndërsa është në ksushtet e pamundësisë për të marrë vendime.Ruipërtrirja e saj mbahet peng në Këshillin e Emërimëve në Drejtësi,  ndërsa ky institucion justifikohet meprocedurën.

Vetingugoditi me shpejtësi mbi Gjykatën Kushtetuese, duke e futur në kolpas këtëinstitucion pa mundësi vendimarrje.  Njëkalvar procedurash të pakuptimta, herë herë në mungesë transparence kanëshoqëruar procesin e ripërtëritjes së saj, ku në 3 vite është bërë e mundurzëvendësimi i vetëm 3 gjytarëve.

Këshilli iEmërimeve në Drejtësi, institucion ky garant për ripërtëritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë,rezultoi një mekanizëm i ndryshkur në sistem, ku fshehur pas argumenteveproceduriale po mban në pamundësi funskionimi Gjykatën Kushtetesuese por edheGjykatën e lartë.

Sot  Këshilli i Emerimeve ne Drejtesi, ka  listat për 3 vakancat në Gjykatën Kushtetuse, 2 të cilat i përgjedh Presidenti  dhe 1 Kuvendi. Prej shume muajsh, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, nuk është shprehur nëqoftëse këta kandiatë i plotësojnë kriteret dhe nëqoftëse po, të bëjë rënditjen siç ja përcakton ligji.

Për 2 ngatri listat, në mbledhjen e mes muajit janar, Këshilli i Emërimeve në drejtësido të deklaronte se e kishte përfunduar procesin e mbledhjes së informacionevedhe dokumenteve për çdo kandidat.

Sot pas mëshumë se 6 muajsh, nuk ka një mbledhje pë të diskutuar për emrat apo për tëbërë pikëzimin e renditjen siç e kërkon ligji.

Deri në fundtë vitit 2019, zvarritja e procedurës justifikohej me mungesën e akteve nënligjore. Sot realiteti është ndryshe dhe justfikimet bien.

Mbi këtëorgan ka ngritur gishtin opozita, duke theksuar se vepron nën urdhrat e eqeverisë, e kjo ka një qëllim të vetëm, kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

"Edi Rama nëpërmjet ArdianDvorani përdori të gjitha mjetet e paligjshme, antikushtetuese penale ekriminale për të kapur Gjykatën Kushtetuese."

Një beteje egjatë për këtë çështje ishte ajo Presidentit. Madje si asnjëherë tjëtër kreu ishtetit Ilir Meta, thirri një tubim qytetarë në mbrojtje sipas tij të Kushtetuetës.

Porproblemet në funskionimin e këtij organi kushtetues, nuk trumpetohen vetëm ngafaktori politik, apo palët në interes. Kritika vijnë edhe nga ekspert të fushëssë drejtësisë, apo individ që kan qënë pjesë e Këshillit të Emërimëve në Drejtësi.

Njëri prejtyre është ish prokurori Gentjan Trenova, i cili thotë se në këto organeevidentohet lehtë ndikimi poltik.

"Kjo që them nuk është pa bazase vetë mesazhet që publikoi Meta në muajin maj tregoi qartë që ambasadorët bëjnënegociata me kryeministrin për emërimin e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.Prandaj këtu në sy të publikut duket sikur po bëjnë ndonjë ndryshim apo reformëtë madhe dhe në tryezë bëjnë tjetër pazar".

Por jurstiTrenova, si problem sheh edhe ligjet e miratuara, të cilat i vlerëson sishkurajues për profesionistët.

"Edhe ligjet që u bën për reformënnë drejtësi janë shumë komplekse dhe shkaktojnë konfuzion dhe tek profesionistësh."

 Ditët e fundit diçka ka ndryshuar, dhe puna e Këshillittë Emërimeve në Drejtësi është vënë në lëvizje. 

Për këtëndikoi Komisioni i Venecias i cili dha opinion mbi procedurën e ripërtëritjessë Gjykatës Kushtetuese. E menjëherë ndërkombëtarët i kthyen sytë nga drejtësia.

AmbasadorjaYuri Kim, takoi drejtuesen e re të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi gjyqtarenVitore Tusha, të cilën e ka inkurajuar që të vazhdoje procedurën.

Java eardhshme pritet të rezervojë lëvizje në këto organe kushtetuese, të cilat mundtë konkludojnë me të paktën plotësimin e dy emrave vakant, ndoshta në vjeshtëmund të kemi edhe plotësimin e një vakance tjetër, çka do ta çonte Gjykatën Kushtetuesenë 7 anëtarë, duke e zhbllokuar punën dhe vendimarrjen në këtë institucion pasmë shumë se 3 vitesh heshtje.

Ngritja dhe funksionimi i gjykata  kushtetuese është një ndër kushtetkryesorepër integrimin e vendit. Përtej kësaj, kur kjo trupë të bëhëtfunskionale I duhet të marr një vendim për një cështje shumë të debatuar,zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Ligjmëria e tyre e  por dhe kriza poltike më shumë se 1 vjecare ,është në dorë të kësaj gjykate.