Kosovë: 3 viktima dhe 205 raste të reja me koronavirus
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Korrik 2020, 08:18
Tre persona kanë vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 97.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se janë regjistruar edhe 205 raste të reja me koronavirus pas testimit të 388 mostrave.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 4.512, kurse numri i rasteve aktive është 2.259.
Sipas IKSHPK-së, edhe 61 pacientë janë shëruar nga sëmundja.