Dialogu Kosovë-Serbi, Andoni: Hoti dhe Vuçiç të paqartë për atë që do të ballafaqojnë
Në një intervistë për ''RTV Ora'', analisti Ben Andoni tha se e vetmja gjë pozitive nga samiti virtual për Kosovën dhe Serbisë, ishte fakti që kryeministri Avdullah Hoti u gjend përballë presidentit Aleksandër Vuçiç. Por, ai shprehet se problemi më i madh është se të dy janë shumë të paqartë për atë që do të ballafaqojnë.
Ben Andoni: ''Të vetmen gjë pozitive që kam parë është momenti që ata janë përballë njëri tjetrit, qoftë edhe virtualisht. Këtë javë do jenë për herë të parë fizikisht. Vetëm se ka një problem të madh. Hoti është ende një figurë e papërlyer, pa peshë të madhe politike, por për fat të madh është një teknokrat i mirë. Akoma nuk ka besimin e zërit kosovar. Ndërsa Vuçiç, ,me gjithë problematikën e jashtëzakonshme që ka në vend, e përfaqëson më mirë Serbinë. Problemi më i madh është se të dy janë shumë të paqartë për atë që do ballafaqojnë.''
Sipas tij, është qesharake të mendosh se Vuçiç dheThaçi kanë në dorë shkëmbimin territorial midis dy vendeve.
Ben Andoni: ''Është qesharake ajo që ende besohet që Vuçiç dhe Thaçi kanë pasur në dorë, ose patjetër që kanë diskutuar për shkëmbimet territoriale, se po e thonë edhe nga disa burime. Askush nga ata të dy nuk kanë fuqi për ta bërë këtë, nëse nuk është pas dikush nga këto fuqitë e mëdha. Ne ende nuk po e përcaktojmë deri ku shkojnë interesat e tyre.''
Intervistoi në studio Xhoi Malësia, përgatiti për online Renato Çaushi.
Lexo edhe: Hoti dhe Vuçiçi e vazhdojnë dialogun virtualisht
Shtyhet për në 16 korrik takimi mes Hotit dhe Vuçiçit