Ndarja e mbetjeve në burim, Gjermania fal 100 kontenierë për bashkinë Finiq

Projekti gjerman mbi menaxhimin e mbetjeve që po aplikohet në 5 qytete u ndal në Bashkinë e Finiqit, duke dhuruar mbi 100 kontenierë për ndarjen e mbetjeve në burim. Ambasadori, Peter Zingraf, u shpreh se projektet kanë në fokus përafrimin e Shqipërisë drejt BE, ndërsa ministri i Turizmit, Blendi Klosi, theksoi se plazhet e pastra do të jenë kryefjala e sezonit.

100 kontenierë janë tashmë pjesë e administrimit të bashkisë Finiq si pjesë e projektit gjerman GIZ, i cili ka si qëllim ndarjen e mbetjeve në burim dhe më pas kthimi në landfill rajonal.

Ambasadori gjerman, Peter Zingraf, u shpreh se të gjitha projektet e ndërmarra kanë në fokus përafrimin e Shqipërisë drejt BE.

Zingraf: Të gjitha këto lidhen me faktin që Shqipëria po shkon drejt Bashkimit Europian. Gjithë këto projekte që po zhvillohen nga partnerët e huaj në Shqipëri kanë një synim, që e gjithë rregullat, ligjet, apo çdo detyrim që ne marrim përsipër është që të arrihet ai qëllimi që të ofrohet me Bashkimn Europian, ose me ligjet rregullat e BE-së.

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, e vuri theksin te vështirësia që po kalon turizmi këtë sezon, por premtoi se projekti për plazhe të pastra do të shtrihet deri në Butrint.

Projekti mbi menaxhimin e mbetjeve po aplikohet në 5 qytete ku po ndërmerren fushata ndërgjegjësuese me komunitetin, për dëmin që shkaktohet në tokë dhe në ujë nga plastika.