Shtesa dy kate pa leje mënjanoi pallatin pas tërmetit, Prokuroria Durrës nis hetimet

Një ditë pas protestës së banorëve të një pallati në Durrës që u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit para prokurorisë, ka ardhur edhe reagimi i këtij institucioni.

Organi i akuzës sqaron se çështja ështe ende në hetim dhe grupi i hetuesve është duke verifikuar të gjitha të dhënat në lidhje me objektin, duke e shtrirë hetimin në kohë që nga dhënia e lejes e deri tek zbatimi i projektit si dhe te cilësia e punimeve. 

Sipas prokurorisë, hetimi ka nisur pas kallzimit të bërë nga një banor i pallatit, i cili ngre pretendimin se si pasojë e ndërtimit të lejes së miratuar nga ana e Bashkisë Durrës, nga 8+1 kat në 10+1, ka ndodhur edhe dëmtimi i godinës duke u mënjanuar. 

Për këtë arsye, sqaron organi i akuzës, është sekuestruar konkluzioni i grupit të punës i cili ka kqyrur objektin menjëherë pas tërmetit si dhe është vendosur kryerja e ekspertimit teknik-gjeodet për të përcaktuar qëndrueshmërinë e objektit.

Po ashtu është vendosurkryerja e aktit të ekspertimit teknik nga specialistët-inxhinierë ndërtimi meqëllim për t’i dhënë pëgjigje pyetjeve që kanë të bëjnë me llojin e dëmtimeve,shkakun e dëmtimeve dhe në lidhje me vijimësinë e strukturës së pallatit, nësemund të jetë apo jo i banueshëm në të ardhmen.

Prokuroria sqaron se të gjitha përgjigjet e akt-ekspertimeve i janë njoftuar banorëve nëpërmjet avokatit të tyre. 

Prokuroria sqaron se vënia para përgjegjësisë e personave përgjegjës do të arrihet vetëm mbi bazën e një hetimi të gjithanshëm që për vetë natyrën e çështjes penale kërkon një shtrirje në kohë, që kur është aplikuar për lejet e ndërtimit, si janë dhënë këto leje, si ka filluar të ndërtohet dhe mbi të gjitha mbi cilësine e ndërtimeve të këtyre objekte