Vijimi i transportit urban në dorë të Veliajt

Pamundësia ekonomike dhe mosmbajtja e premtimeve nga bashkia e Tiranës ka bërë që Shoqatat e Transportit Urban në kryeqytet të diskutojnë rimbylljen nga e hëna. Edhe pse ende pa një vendim zyrtar dhe unanim, ata shprehen se e kanë të pamundur vijimin e punës, për shkak të kostove.

Përfaqësuesit e Shoqatavetë Transportit Urban në kryeqytet nuk kanë marrë ende një vendim nëse do tëofrojnë shërbim ditën e hënë, pasi do të presin një përgjigje nga Bashkia eTiranës për plotësimin e kërkesave të tyre.

Në një javë punë, atathonë se kanë  shpenzuar rreth 300 mijëlekë karburant në ditë, ndërsa operimi me 70% të kapacitetit nuk justifikonkoston, ndaj dhe kërkojnë ndihmën e premtuar nga Bashkia.

Por në vështirësi ështëdhe transporti ndërurban, pasi bashkia e Tiranës, 3 ditë më parë u çoi faturëne taksave vendore, duke mos mbajtur premtimin për faljen e tyre.

Kujtim Mema: Kanë sjellë zarfin për pagesën e  taksës, nuk mundej dot Bashkia të priste të kalonin 2 muaj se edhe kryeministri ka deklaruar se deri në 31 dhjetor nuk do të kërkojmë pagesa, taksa vendore, që të merrni veten. Dhe kaq nuk pritën?

Operatorët thonë se Bashkiaduhet të merrte parasysh vështirësinë financiare në të cilën ndodhen dhe tiplotësonte të tjera kërkesa, përpos premtimit të dhënë.

Kujtim Mema: Fuqia e pasagjerëve që udhëtojnë janë të pakët në numër dhe një pjesë e mirë e tyre po shkon me transportin e paligjshëm, i cili lulëzoi në situatën kur ne ishim të mbyllur.

Operatorët thonë se dotë kërkojnë të drejtat e tyre në mënyrë demokratike, duke theksuar se sërish doti drejtohen zyrave të Bashkisë së Tiranës për të kërkuar një zgjidhje.