Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, plagoset drejtuesi i motorrit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Korrik 2020, 14:42
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme (11 korrik),në autostradën Tiranë-Durrës.
Një automjet është përplasur me një motorr, drejtuesi i të cilit është dërguar menjëherë në spital.
''Më datë 11.07.2020, rreth orës 13:56, në autostradën Durrës-Tiranë, mjeti me drejtues A.T., ka aksidentuar një drejtues motorri ende të paidentifikuar, i cili është dërguar menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve'', thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
(Foto ilustruese)