Basha Kryeministër e Rama President, po Meta?!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Korrik 2020, 17:13
Në politikë ka marrëveshje dhe pazare. Kreu i PD-sëLuzlim Basha foli sot për një tentativë të Ramës për pazar, ku ai i kishtepropozuar Bashës postin e kryeministrit dhe Rama do të ishte President.
I pyetur nga Ora News se cili do të ishte pozicioni iPresidentit aktual Ilir Meta, Basha tha:
"Sa i përket çështjes së pazarit është një pyetje hipotetike, se pazar kërkoi por pazar nuk mori dhe nuk do të marrë kurrë".
Basha tha se ndërkombëtarët janë thellësisht të shqetësuarpër këtë zhvillim të papritur nga mazhoranca, ku Rama u shpreh pro kërkesës sëopozitës parlamentare për hapjen e listave që do të çonte dhe në heqjen ekoalicioneve parazgjedhore.