Basha: Në esencë sot u prish marrëveshja e 5 qershorit, Rama do lista të hapura që të heqë koalicionet
Pakminuta pas konferencës së kryeministrit Rama me gazetarët, ka dalë nëkonferencë për shtyp edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha,
Bashatha se sot Rama në esencë e ka prishur marrëveshjen e 5 qershorit.
Basha: Parapak minutash kemi pasur njeriun më të tmerruar nga zgjedhjet e ardhshme në 30vite pluralizëm. Tmerri dhe ankthi për humbjen e pushtetit me zgjedhje të liradhe të ndershme ka kohë që tregohet, me gjuhën e tij dhe me veprimet e tij, porsot ka arritur në një majë papërgjegjshmërie.
Në esencë Rama ka prishur sot marrëveshjene 5 qershorit, në të cilët u investuan forcat politikave me ndërmjetësimin eBE-së dhe SHBA-së. Në këtë marrëveshje ishte miratimi me konsensus i reformëszgjedhore që do të plotësonte një kusht për hapjen e negociatave. Ne si opozitë në këto 7 muaj kemi bërë gjithçkapër të arritur një marrëveshje konsensuale.
Edi Rama nuk donte depolitizimi tëadministratë zgjedhore, por donte t’i nxirrte komisionerët e opozitës dhe t’i zëvendësonteme njerëzit e kontrolluar e të shantazhuar, ashtu sikurse kanë treguar edhepërgjimet e BILD.
Bashashtoi se Rama nuk do listat e hapura, por do që të ndalojë koalicionet parazgjedhore,pasi ka frikë nga to.
Basha: Diskutimi i sotëm nuk është për listat e hapura është për koalicionet parazgjedhore që prej fillimit të demokracisë kanë qenë një realitet politik e sanksionuar në Kushtetutë. Ky është halli i vërtetë i Edi Ramës. Sot ranë edhe dorezat edhe maskat. Rama ka vetëm një tmerr dhe frikë, zgjedhjet me koalicionin opozitar përballë. Maskat ranë se kishte vënë si alibi një grup njerëzish që nuk përfaqësojnë asnjë nga partitë politike të opozitës, njerëz që në këtë sallë nënshkruan heqjen e mandateve dhe më pas u blenë si gjë e gjallë me para të thata në dorë, leje ndërtimi dhe premtime për tu nxjerrë njerëz nga burgu. Ishin mall i blerë nga Edi Rama.
Nuk ka budalla ta besojë se Edi Rama i do listat e hapura, Edi Rama është i tmerruar nga listat e hapura. Kur e shtruam ne diskutimin për listat e hapura akoma në kohë, apo sistemin mazhoritar nuk patën asnjë përgjigje. Në fakt vetë Edi Rama dhe sejmenët e tij kryesorë dolën hapur kundër listave të hapura. Problemi në Shqipëri nuk është sistemi por bashkëpunimi i krimit me politikën. Pa zgjidhur këtë problem çdo sistem do të dështojë.
Sipas Bashës, nëse Rama do të donte vetëmlistat e hapura kjo mund të zgjidhej me ndryshime në kodin zgjedhor pa prekurKushtetutën.
Basha: Një sistem me lista të hapura apo çfarëdo lloj sistemi tjetër sakohë nëShqipëri nuk shkëputet lidhja midis politikës dhe krimit nuk përbën garanci përpërfaqësimin e qytetarëve shqiptarë por përbën garanci ata që kanë mjaftueshëm para dhe muskuj kriminalë për të vendosur jomë të mirët por më të nënshtruarit në parlament. Një përzierje fatale kriminelëshdhe oligarkësh. Nëse Edi Rama do të kishte interes për të diskutuar për listate hapura nuk do ta linte për një pazar fund korriku që OSBE e ka hedhur poshtëdy ditë më parë si në kundërshtim flagrant me praktikat e zgjedhjeve të liradhe të ndershme.Nuk mund të ketë ndryshime në sistemin zgjedhor një vit parazgjedhjeve.Shqipëria nuk mund të jetë peng i tmerrit dhe frikës së Edi Ramës.Marrëveshja e 5 qershorit që ka bekimin e faktorit ndërkombëtar është e qartë:Nuk ka konsensus për ndryshimin e sistemit. Jo se nuk deshëm ne por Rama u futnë këtë marrëveshje me një qëllim, kapjen e komisioneve zgjedhore. Për kodinzgjedhor duhet konsensus, për Kushtetutën nuk duhet konsensus, këtë tha me pakfjkalë. A ka budalla që e beson? Nëse Edi Rama është për lista të hapura nuk kanevojë për ndryshime kushtetuese se bëhet ndryshimi në kodin zgjedhor. E vetmjaarsye pse kërkon ndryshim kushtetues është të heqë koalicionet parazgjedhore.Motivi i saj është tmerri i një frikacaku nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme.