A do të bëhet Rama mbret? Kryeministri: Nuk dua të pikturohem si ai që kontrollon gjithçka

KryeministriRama në daljen e sotme para gazetarëve tha se marrëveshja e 5 qershorit është nëparlament dhe është futur në procedurë.

Pyeturnëse këto ndryshime të pa diskutuara me opozitën do të prodhojnë një krizë tëre, Rama u përgjigj se nuk po ndryshohen rregullat e lojë dhe se kush kërkonalibi për të krijuar situata konflikti nuk ka zor t’i gjejë.

Pyetje: Jupo ndryshoni disa rregulla loje, duke anashkaluar opozitën jashtëparlamentare.Apo rrezikoni kështu konsensusin e marrëveshjes së 5 qershorit dhe po dilnikundër ndërkombëtareve që janë investuar në këtë marrëveshje. Nëse shqiptarët idonin listat e hapura, pse PS nuk  e kapasur një kauzë të vetën si me votën e emigrantëve.

Rama: Kjotregon se PS ëhstë një qenie e hapur me sy e veshë dhe ëhstë një qenie qëarsyeton e që vendos. Nuk e kemi pasur kauzë listat e hapura sepse nuk kanë qenëkauzë e partive të mëdha. Në popullin shqiptar gjatë viti të fundit ka ndodhurnjë ndryshim i rëndësishëm edhe si rezultat të përditshëm që ka bërë opozitaparlamentare për listat e hapura. Kjo ka qenë në vëmendjen tonë. Për ne ka qenëe qartë qysh në krye të herës, nuk kemi probleme të diskutojmë edhe çështje tësistemit, por fillimisht duhet të bëjmë kodin.

Kam admirim për angazhimin dhe këmbënguljene ambasadores Yuri Kim dhe miqve të tjerë, për realizimin e asaj marrëveshjeve.E kam thënë që ajo marrëveshje u bë në një ambasadë dhe me të huaj, por ka qenëe domosdoshme. Ne nuk do të mbajmë peng marrëveshjen dhe ajo është përkthyer nëtekst e është në Parlament dhe ëhstë në procedurë.

Nëse kalojmë Kodin në Kuvend dhe delnjë pikë që mungon apo që është tjetërsuar, atëherë le të na e thonë se cila ëhstë.Nuk mund të ndalohet Kuvendi dhe PS-ja që të shkojnë përtej kornizës, jo për tëbërë Edi Ramën mbret, por për t’i dhënë më shumë pushtet qytetarëve nëzgjedhje.

Pyetje: Mund të prodhojë sërish krizë kjo pasi këto pika nuk janëdiskutuar me opozitën dhe listat e hapura po i bëni se i duan shqiptarët apo sedoni të hiqni mundësinë e koalicioneve parazgjedhore, që do të ishte një mundësiqë Rama të bëhej mbret?

Rama: Se Edi Ramafiton zgjedhjet? Tani është e qartë që unë punoj që PS të mos humbë. Unë nukpunon që të humbasë PS dhe të fitojë PD e Lulzim Basha. Jam i gatshëm që ta bëjBashën pjesë të fitores, por nuk mund të punoj me PS-në që të bëjmë gjithçka qëtë humbasin. Ky nuk është ndryshim i rregullave të lojës. Rregullat janë tëshkruara në marrëveshje. Ky është një ndryshim që fut qytetarët në lojë më shumëse sa janë sot. Kush kërkon alibi për të krijuar situata konflikti e kemi parëqë nuk ka zor t’i gjejë alibitë, por nuk jam këtu për të menaxhuar problemetpsikologjike të askujt, por jam këtu për të drejtuar forcën më të madhepolitike. Kurrë nuk do të pranoja unë me dëshirën tonë, që administrata zgjedhoresot të vazhdojë të jetë politike.

Nëdaljen e tij për shtyp kryeministri Rama tha se listat e hapura e bëjnë tëpamundur sistemin aktual të koalicioneve.

SipasRamës, kjo bën që të kemi në një fletë votimi, me 40 parti këtej dhe 40 andej,nga 35 kandidatë në Tiranë, “një fletëvotimi që do të ishte një qilim nga universiteti deri te monumenti iSkënderbeut.”

Rama: Nuk kam unë dëshirë qëtë vazhdoj të pikturohem si njeriu që do të kontrollojë gjithçka, do listat embyllura. Por koha do e tregojnë se nuk janë recetë çudibërëse. Unë besoj qëmundësia që qytetarët të kenë edhe një zgjedhje preferenciale në listën edeputetëve në subjektin politik që zgjedhin është absolutisht detyrim në këtokushte. Nevoja e një lidhje me direkte dhe një pranie më të madhe të tëzgjedhurve pranë zgjedhësve mund të shërbehet më mirë, kur deputeti e di qërikonfirmimi i tij do të varet nga mendimi i qytetarëve.

Patjetër që listat e hapura e bëjnë të pamundur formulënaktuale të koalicioneve, se i bie që të kemi në një fletë votimi, llogariteni, aritmetikisht,40 parti këtej dhe 40 andej, nga 35 kandidatë në Tiranë, një fletë votimi që dotë ishte një qilim nga universiteti deri te monumenti i Skënderbeut. Por kjonuk do të thotë se kemi ndonjë tendencë apo qëllim që të pengojmë marrëveshjet,kjo është çështje e tyre.