Elbasan, 3 rastet e reja me Covid-19 nga bluzat e bardha, infektohen 2 infermieret dhe mjeku

Spitalet dhe zyrat e shtetit janë kthyer nëvatra të koronavirusit. Në Elbasan rezultojnë të prekur 11 mjekë e infermierëqë nga e hëna, ndërsa dy të tjerë në Berat. Në Malësi të Madhe ndërkohë, koronavirusidetyroi mbylljen e bashkisë.

Koronavirusi po përhapet me shpejtësimes personelit mjekësor.

11 mjekë e infermierë rezultojnë tëinfektuar në më pak se një javë në Elbasan. Pavioni i Gjinekologjisë ështëvatra kryesore.

Aty kanë rezultuar pozitivë 2 mjekë, 8infermiere e për pasojë shërbimet janë ndaluar me përjashtim të urgjencave. Mjekutjetër punon në një qendër Shëndetësore.

2 laborantë ndërkohë sipas burimevejanë konfirmuar në Berat.

Zyrat e Bashkisë janë kthyer në vatrëne re e koronavirusit në Malësi të Madhe ku tre punonjës kanë rezultuar positivëe për pasojë shërbimet për qytetarët janë pezulluar deri të hënën.

“Kuptohet që të gjithë do dyshohen dhe do vetëkarantinohen.Nëse kjo merr një masë më të zgjeruar shërbimi do jepet online”.

Në total Bashkia Malësi e madhe numëron14 raste me koronavirus, ndërsa vijon hetimi epidemiologjik për tre tëinfektuarit në zyrat e pushtetit vendor.

Në Gjirokastër koronavirusi ka prekuruniversitetin.

Fakulteti ekonomisë është mbyllur pasinjë pedagoge rezultoi e prekur nga covid 19.

“Ne shpresojmë që ky të jetë një rast ivetmuar megjithatë jemi vigjilent për të ndjekur hap pas hapi ecurinë nëUniversitetin Eqerem Çabej”.

Durrësi e Vlora shënuan këtë të premtenumrin më të lartë të rasteve pas Tiranës, me përkatësisht 15 dhe 11 të prekurtë rinj.

Nga 8 raste u shënuan në Kukës eKrujë, dhe 4 në Kurbin.

Pjesa më e madhe ishin personakontakti të të prekurve me herët nga koronavirusi.