KED mblidhet për dy vakancat në Kushtetuese, dorëhiqet një prej kandidateve

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi mblidhet përtë diskutuar mbi emërimin e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Kjo është mbledhja e dytë që bëhet nëndrejtimin e Vitore Tushes që ka marrë kompetencat e kreut të KED.

"Ka disa kandidatura të përzgjedhura.KED ka bërë verifikimin e tyre dhe një raport do ti paraqitet të gjithë anëtarëve sot. Sot ka pasur një zhvillim lidhur me një nga kandidaturat, Rigleta Panajoti, gjyqtare e Gjykatës së shkallës së parë që pasi kaloi vettingun në shkallën e parë dhe në kohën që po zhvillohej ankimi në KPA, me procedurë të përshpejtuar ka paraqitur dorëheqjen nga funksioni si gjyqtare.

Dorëheqjen ja ka paraqitur KLGJ dhe KPA. Sot ishte lënë një seancë ku Panajoti nuk është paraqitur. Bëhet fjalë për një magjistrate që duhet ta humbë këtë funksion për 15 vite dhe për këtë duhet të shprehet KPA. Për këtë arsye KPA ka vendosur të bëjë verifikimet e nevojshme, duke ju drejtuar KLGJ për mënyrën si kanë proceduar. KPA do ti drejtohet edhe Apelit Administrativ nëse ka pasur një ankim të këtij vendimi. Seanca është lënë për në datën 30 korrik"raportoi gazetarja Keti Banushi.

Po kështu në rendin e ditës të KED janë dhedisa ndryshime të  rregulloreve tëpropozuara nga Tusha që do të miratohen në mbledhjen e sotme.