Katër bashki pa drejtues, Rama tregon a do të kemi zgjedhje të parakohshme vendore

Krahas marrëveshjeve me dy opozita, PS kanisur takimet me strukturat e saj. Por Kryeministri Edi Rama mohoi zhvillimin ezgjedhjeve të parakohshme vendore edhe pse PS akutualisht ka katër bashki medrejtues.

Rama: Zgjedhje të parakohshme vendore? Nuk ekziston një koncept i tillë, ku lind nevoja për zgjedhje bëhen zgjedhje. Por zgjedhje të parakohshme vendore në nivel kombëtar është një nocion që nuk ekziston. Ndërsa në zgjedhje të përgjithshme të parakohshme nuk mund të shkojmë sepse duhet të respektojmë marrëveshjen e 5 qershorit, një komponent i së cilës është nevoja për të aplikuar teknologjië në identifikimin e votueseve. Bëhet nuk bëhet në kaq kohë sa ka mbetur, është e sigurt që nuk bëhet dot kurrë në rast se bëjmë zgjedhje të parakohshme. Është një lëshim tjetër që kemi bërë duke e privuar veten nga një lëvizje mund të donim ta bënim nëse do të donim por tani nuk e bëjmë dot më.