Ambasada Gjermane: Kush udhëton nga Shqipëria, 14 ditë karantinë
AmbasadaGjermane ka dhënë një paralajmërim për udhëtime në Shqipëri-Gjermani në lidhjeme rregullat e karantinimit.
Ambasadabën me dije se personat që duan të udhëtojnë drejt Gjermanisë duhet të kenëparasysh se Shqipëria kategorizohet si vend me rrezikshmëri për shkak tësituatës me Covid-19.
Çdokushqë do të shkojë në Gjermani nga Shqipëria është detyruar që menjëherë paskthimit të lajmërojë institucionin kompetent shëndetësor në vendin ebanimit/qëndrimit në Gjermani dhe t’i nënshtrohet një vetë-izolimi/karantineshtëpiake prej 14 ditësh.
Ambasadathekson se nëse vendosni të udhëtoni jashtë vendit, duhet mbajtur parasysh qëambasadat dhe konsullatat gjermane jashtë vendit mund t’ju ndihmojnë vetëm nënjë masë të kufizuar gjatë kthimit për në Gjermani, në qoftë se gjatë qëndrimitjashtë vendit vendosen kufizime të reja të udhëtimit dhe/ose masa për kufizimetë jetës publike.
Njoftimi i plotë:
Nëse këtë verë keni planifikuar njëudhëtim nga Gjermania për në Shqipëri, ju lutemi që të merrni në konsideratë savijon: Ministria e Jashtme Federale vazhdon të paralajmërojë mbi të gjithaudhëtimet jo të domosdoshme (përfshirë arsye pushimi, pushime në vendlindje,vizita familjare etj.) për në Shqipëri. Kjo vlen deri më 31 gusht 2020.Shqipëria kategorizohet aktualisht nga institucionet kompetente shëndetësoregjermane si rajon me rrezikshmëri për shkak të situatës epidemiologjike tëCovid-19.
Nëse vendosni të udhëtoni jashtëvendit, përkundër paralajmërimit për udhëtim, ju lutemi të keni parasysh qëambasadat dhe konsulatat gjermane jashtë vendit mund t’ju ndihmojnë vetëm nënjë masë të kufizuar gjatë kthimit për në Gjermani, në qoftë se gjatë qëndrimitjashtë vendit vendosen kufizime të reja të udhëtimit dhe/ose masa për kufizimetë jetës publike. Ju lutemi të merrni në konsideratë që në Shqipëri nukgarantohet një kujdes shëndetësor sipas standardeve gjermane, ndër të tjeraekzistojnë mundësi të kufizuara të testimit për Covid-19.
Në rast kthimi, karantine 14-ditore:Nëse jeni duke udhëtuar nga Shqipëria për në Gjermani – me rrugë ajrore apotokësore me autobus ose automjete private – jeni të detyruar që menjëherë paskthimit të lajmëroni insitucionin kompetent shëndetësor në vendin tuaj tëbanimit/qëndrimit në Gjermani dhe t’i nënshtroheni një vetë-izolimi/karantineshtëpiake prej 14 ditësh. Detyrimi për karantinë shtëpiake/vetë-izolim vlen përtë gjithë nënshtetasit (edhe për ata gjermanë) dhe pavarësisht qëllimit tëudhëtimit.
Gjatë kohës së karantinimit në shtëpiju keni të drejtë të dilni nga banesa vetëm në konsultim dhe me leje tëinstitucionit vendor shëndetësor. Një shkelje e këtij detyrimi mund të ketë përpasojë gjoba të larta. Nëse dhe eventualisht ku është e mundur të bëhet njëtest për Covid-19 pas hyrjes në Gjermani, i cili do të shkurtonte kohën e izolimit,edhe për këtë mund të informoheni tek institucioni kompetent shëndetësor nëvendin tuaj të banimit/qëndrimit. Në dijeninë e Ambasadës Gjermane, në Shqipëriaktualisht nuk ka laboratore, të cilët kryejnë në varësi të dëshirës teste përCovid-19.