Shtohen rastet me Covid-19 në Azi
Pandemia e Covidi-19 po vazhdon të përhapet në kontinentin aziatik te vendet që dikur merreshin shembull për masat e kontrollit të sëmundjes. Rekorde infektimesh raportohen në Japoni, ndërsa Kina konfirmon vetëm 4 raste të reja.
Pandemia e koronavirusit po regjistron rekordetë reja ditore në mbarë globin, edhe në vendet aziatike që pak muaj më parëmendohej se e kishin lënë pas virozën vdekjeprurëse.
Prej një jave, Japonia ka konfirmuar përditë mëshumë se 100 persona të diagnostikuar me Covidin e ri, por kulmi u arrit tëpremten kur rastet arritën në 243, shifër kjo më e larta që kur virusi nisi tëpërhapet në popullsi nga 16 janari i 2020-ës.
Të infektuarit deri tani numërohen mbi 20 mijëdhe më pak se 1 mijë janë jetët e humbura.
Si vatra infeksioni janë identifikuar biznesete jetës së natës dhe qendrat komerciale.
"Restorantet në mbrëmje janë bërë një problem serioz dhe këshillojmë që të mos i frekuentoni. Nëse ju duhet të shkoni, mirë do të ishte të mos kontaktoni ose të mos komunikoni me të tjerët deri kur të përfundojë periudha njëjavore e inkubacionit e virusit."
Në rajonin gjysmautonom kinez të Hong-Kongut,dhjetëra të infektuar të rinj me Covidin-19 gjithashtu detyruan autoritetet qëduke nisur nga java e ardhshme, të pezullojnë mësimin në shkollat e ciklit tëparë dhe të dytë, ndërsa mbetet për t'u konfirmuar rihapja e tyre në gusht aposhtator apo edhe mbajtja e provimeve të fundvitit shkollor pas pushimeve të verës.
Problem për Korenë e Jugut, ndërkaq, mbeteninfeksionet nga pjesëmarrja në kisha, të premten vendi sërish konfirmoi 50raste të reja, shumë prej tyre të importuara nga jashtë.
Si masë parandaluese antikovid, autoritetetatje nga e hëna paralajmërojnë se do të pranojnë udhëtarë të huaj nga vendet errezikuara vetëm nëse provojnë me anë të një certifikate të lëshuar brenda 48orëve se nuk janë bartës të infeksionit.
Në shtetin kryesor fqinj, në Kinë, numri i tëdiagnostikuarve në ditë u ul nga 9 në 4 dhe të gjitha rastet rezultuan tëimportuara nga jashtë.
Pasi vatrave sporadike të zbuluara gjatëqershorit në kryeqytet, në renditjen botërore, Kina tashmë ka zbritur në vendine 23-të për bilancin e të infektuarve, me 85 mijë të tillë dhe 4,600 viktima tënjohura zyrtarisht, kur dihet se popullsia e vendit llogaritet mbi 1,4 miliardbanorë.