Prapaskenat e kodit zgjedhor: Miratohet në parim projekligji i opozitës së re, akuza për falsifikim firmash

Në parlament do tëkalojnë për votim dy projektligje për ndryshimin e kodit zgjedhor, marrëveshjapolitike, PS-PD-LSI dhe ajo e 28 deputetëve të opozitës së re. Këshilli i Legjislacionitka miratuar në parim draftin e fundit, edhe pse u hodhën në dyshime përfalsifikimin e firmave.

Nisma e 28 deputetëve për ndryshimin e sistemit zgjedhor,vendosjen e pragut 5 për qind për marrjen e 1 mandati në parlament dhe heqjen ekoalicioneve është vënë në dyshim në diskutimin e Këshillit të Legjislacionit.

Deputeti i opozitës së re Adriatik Alimadhi ka kërkuarverifikimin e firmave të nismëtarëve.

Alimadhi: Kam informacione të plota dhe kërkojaverifikimin që ka deputetë që nuk kanë firmosur në listën nismëtare. Dikush njëdeputet tjetër ka firmosur për një deputet tjetër.

Por një nga nismëtarët, Myslym Murrizi ka kundërshtuar këtëqëndrim duke theksuar se firmëtarët mund të japin vetë përgjigje.

Murrizi: Secili prej tyre ka të drejtën e tijlegjitime t’i qëndrojë apo të tërhiqet firmën pa suflerë dhe avokatë të tjerënga jashtë.

Megjithatë relatorja e çështjes, deputetja e mazhorancës KlotildaBushka e ka konsideruar projektligjin ligjor.

Bushka: Ne mendojmë se vjen në përputhje edhe me qëllimin e nismës së kolegëve deputetë dhe është legjitim.

Pavarësisht se në datën 23 në seancën e kuvendit do të kalojëpër votim marrëveshja e firmosur në këshillin politik, në komision u votua me16 vota pro në parim dhe me kundërshtimin e Alimadhit edhe nisma e opozitës sëre.

Duket se fundi I korrikut do të vendosë në garë dhe numrat qësecila palë do të ketë në parlament.