Rama i prerë: Nuk ka ndryshim të sistemit zgjedhor!
Nëdaljen e tij për shtyp, së bashku me kreun e grupit parlamentar të PS-së,Taulant Balla, kryeministri Rama tha se PS mbështet hapjen e listave.
Po ashtu, Rama ishte i prerë në lidhje me ndryshimin e sistemit zgjedhor, duke thënë se ky i fundit nuk preket.
Rama: Nekemi vendosur që të mbështesim si PS një hapje të listave dhe t’i japim mundësiçdo zgjedhësi që të zgjedhë preferencën e tij për deputetët. Ëhstë një vend qëreflekton bindjen se hapja e listave, përkon me dëshirën e një mase shumë tëmadhe të qytetarëve shqiptarë që shkon përtej një shumice a pakice qeverisësedhe përtej asaj që dot ishte zgjidhja më e thjeshtë për një parti të madhe.
Në këtë rast dua t’ju jap mesazhin se komoditeti im nuk ka qenë prioritet, por që PS të reflektojnë shoqërinë dhe ambiciet e saj. Ka një sëkëlldi e një përpjekje që kjo gjë të tregohet sikur është një shkelje e marrëveshjes së 5 qershorit, por fakti është se këtë marrëveshje e kemi realizuar me vullnetin më të mirë edhe duke shkelur me veten, sepse ambicia jone ka qenë depolitizimi i administratës zgjedhore. Nuk ka ndodhur. Pse nuk ka ndodhur? Sepse kundërshtonte PD dhe përderisa vendosmëria jonë ishte që t’i përfshinim në proces e të lehtësonin barrën e frikës dhe të paragjykimeve të PD-së, vendosëm që të bëjmë një lëshim si shumicë, duke shkelur mbi veten.
Me opozitën parlamentare kemi pasurnjë marrëdhënie shumë të qartë kur kemi thënë se ky proces do të zhvillohet medy shkallë. Këtu nuk kemi të bëjmë me një ndryshim sistemi. Opozitaparlamentare kërkonte me ngulm ndryshim sistemi dhe hapje të listave. Nëmarrëveshjen e opozitës parlamentare që do të konsiderojmë edhe çështjet engritura prej tyre, kemi arritur që të kemi edhe mirëkuptimin për të krijuarkonsensus të gjerë në Kuvend për të votuar ligje të rëndësishme që kërkoninshumicë të cilësuar.
Thënë këto, dua të sqaroj pse nuk bëhetfjalë për ndryshim sistemi. Nuk dua ta bëj këtë shpjegim këtë si opinionpersonal, por duke iu referuar kodit të praktikave të Komisionit të Venecias.Venecia thotë se janë tre elementë të sistemit. Ne kemi një sistem proporcionalrajonal dhe ky sistem nuk preket edhe pse nga ana opozitës parlamentare është kërkuarnjë proporcional kombëtar, që do të thotë ndryshim sistemi. Së dyti, ndryshim imadhësive të zonave zgjedhore nuk preket, se ndryshon sistemi. Së treti KQZ-ja.Kjo preket si rezultat i marrëveshjes së 5 qershorit. Atyre që pretendojnëvitet që duhen për të bërë ndryshime, u them që ky ëhstë një ndryshim esencial,biles më shumë se sa hapja e listave.