Komisioneri për Zgjerimin kundër ndryshimit të sistemit: Votoni sa më shpejt marrëveshjen e 5 qershorit
Ndërsa kryeministri Edi Rama bënte publik qëndrimine PS pro hapjes së listave në një konferencë me gazetarët, Komisioneri përZgjerimin, Oliver Varheley, në një postim në twitter e bëri të qartë seKomisioni Europian nuk mbështet nismat për ndryshimin e sistemit zgjedhordisa muaj para zgjedhjeve.
Komisioneri Për Zgjerimin kërkoi miratimin ngaParlamenti të Marrëveshjes së 5 Qershorit, sipas rekomandimeve tëOSBE/ODIHR.
"Reforma elektorale në Shqipëri: Është e rëndësishme që reforma e dakordësuar me 5 qershor të adoptohet nga Parlamenti SA MË SHPEJT në sesionin aktual, me qëllim që të mundësojë zbatimin e ndryshimeve të reja përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm. Bazuar mbi rekomandimet e OSBE/ODIHR ajo adreson një nga rekomandimet kyçe për nisjen e negociatave të anëtarësimit. Reforma të tjera që lidhen me sistemin zgjedhor, jashtë rekomandimeve të OSBE/ODIHR duhet të miratohen jo më pak se një vit para zgjedhjeve dhe për to nevoijten konsultimet e duhura, siç rekomandon OSBE".