Votat për kodin e ri zgjedhor, Rama: Monika numëron dhe shumëzon shumë mirë, Luli ka probleme

Ditën e enjte menjëherë pas ofertës së Ballësndaj dy opozitave, 6 deputetë të opozitës parlamentare deklaruan votën proreformës zgjedhore.

I pyetur nga gazetarët nëse kjo ishte një lëvizjetaktike e mikut të tij Basha dhe Monika Kryemadhit, Rama tha se Luli kaprobleme me aritmetikën ndërsa Monika sipas tij numëron dhe shumëzon shumë mirë.

Rama: Dihet raporti i Lulzim Bashës me aritmetikën, nuk mund të them të njëjtën gjë për Monikën. Monika numëron shumë mirë dhe shumëzon shumë mirë. Luli ka probleme. Edhe po ti hyjmë aritmetikës prapë nuk më rezulton mua që 75 edhe 6 bëjnë 84. Në aritmetikën e Lulit po. Por e kam thënë përpara, kjo nuk është çështje aritmetike për në por çështje procesi ku duhet të formësojmë vendimmarrjen tonë.

Marrëveshja është e shkruar dhe të gjitha ato që janë të shkruara ne i marrim përsipër dhe do ti mbrojmë deri në fund. Shpresojmë shumë që ta kapërcejmë atë ngërçin me opozitën parlamentare që nuk do të pranojë numërimin partiak. Për të ngatërruar dynjanë e kemi treguar se jemi të zotët shumë. Sikundër e kemi treguar që kur vjen puna për të vënë Shqipërinë mbi interesin e partisë ne jemi siç na do hasmi dhe e bëjmë cipë imazhin e vendit tonë lart e poshtë nëpër botë.