Rama heq koalicionet: Jemi për lista të hapura, nuk punoj për humbjen e PS
Me një lëvizje të papritur, kryeministri Edi Rama deklaroi dakordësinë e tij me kërkesat e opozitës parlamentare, duke pranuar hapjen e listave. Duke e pranuar se kjo është një startegji për fitoren e PS, Rama tha se fton Bashën të bëhet pjesë e fitores.
Pas pranimit të kushteve të PD në Këshillin Politik dhe nëparim kushteve të opozitës në Parlament, PS ka nisur lojën e saj për të marrëme çdo kusht mandatin e tretë.
Kryeministri, njëkohësisht kryesocialisti Rama në njëkomunikim me gazetarët u shpreh se është i vendosur që në zgjedhjet e ardhshmeparlamentare të shkojë me lista të hapura dhe pa koalicione zgjedhore.
Rama: Kemi vendosur që tëmbështesim një hapje të listave, listat e hapura e bëjnë të pamundur formulënaktuale të koalicioneve sepse i bie të kemi një fletë votimi që do të ishte njëqilim nga Universiteti te Monumenti i Skëndërbeut.
Balla: Qëndrimi zyrtar i grupit parlamentar të PS është se ne jemi dakord në parim me tre ndryshimet e propozuara. Na rezulton se shqiptarët duan jo vetëm të shprehin një votë për partinë dhe kryetarin e partisë, por edhe një votë parapëlqyese për njërin prej kandidatëve në listën e secilës prej partive që marrin pjesë në zgjedhje. E mbështesim në parim nismën e deputetëve të opozitës parlamentare.Mbështesim një hapje të listave.
Gjithçka është dakordësuar në marrëveshjen e 5 qershorit nuk do të preket. Kodin zgjedhor është depozituar në 1 korrik, me 15 korrik komisionin i ligjeve do ti diskutojë, nuk do të preket asnjë prej amendamenteve. Janë dy procese që ecin në mënyrë indipendente nga njëra-tjetra.
Edhe pse thotë që ndryshimet kushtetuese janë vetëm një kërkesëe mazhorancës, lideri i mazhorancës e pranon që ai punon për përfitimin e PS.
Rama: Nuk punoj që PS tëhumbë. Opozita jashtëparlamentare nuk ka asnjë alibi, zero, në funksion tëmungesës së garancive. Është pjesëmarrëse nga A te Zh-ja në proces.
Kërkesa për heqjen e koalicioneve parazgjedhore nuk tëkushtëzon për të bërë koalicione paszgjedhore dhe sinjalin e parë ja çoi LulzimBashës.
Rama: Patjetër jam igatshëm ta bëj Lulzim Bashën dhe PD pjesë të fitores.
Duke e ditur që ka mbi kokë edhe ndërkombëtarët që kanëndërmjetësuar marrëveshjen e 5 qershorit, Edi Rama do të duhet ta votojë paasnjë ndryshim në parlament me 23 korrik.
Rama: Marrëveshja e 5qershorit nuk mund të preket nga ne, PS. E kemi realizuar duke shkelur dhe mbiveten.
Ndërsa thirrja e eurokomisionerit Varherly që ndryshimet qëkanë lidhje me sistemin duhet bëhen një vit para zgjedhjeve, Kryeministri ukujtoi ndërkombëtarëve që politika shqiptare nuk bën asgjë në kohë.
Rama: Nuk do të mbajmëpeng marrëveshjen për të bërë gjëra të tjera. Nëse flasim për vit kalendarik,atëherë me këtë logjikë ne nuk duhet të votojmë as marrëveshjen.
Edhe pse Rama do të donte ta kishte në politikë brenda institucioneve liderin e PD, Kryeministri i mbyll derën Lulzim Bashës për zgjdhje të parakoshme vendore.