Kultivim bimësh narkotike, prangoset 25-vjeçari në Kurbin

Vihet në pranga një person në Kurbin, pasi kultivoi bimë narkotike.

Policia ka vënë në pranga shtetasin E. Z., 25 vjeç, banues në Mamurrasdhe ka sekuestruar edhe një armë gjahu pa leje.

“Shërbimet e PolicisëKurbin, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit me dronë dhe mekëmbë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e atyre personave qëtentojnë të kultivojnë bimë narkotike, kanë konstatuar të kultivuara në fshatinGoleme, Mamurras, Kurbin, në një pronë publike, disa bimë narkotike cannabissativa. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin eKrimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë autorin edyshuar të kultivimit të bimëve narkotike, shtetasin: E. Z., 25 vjeç, banues nëMamurras.” – njofton policia.

Gjatë kontrollit të banesës, këtij shtetasi iu gjet dhe një armë gjahu paleje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së ParëKurbin, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe"Armëmbajtja pa leje".