KPA konfirmon në detyrë prokuroren e SPAK dhe gjyqtaren e Apelit Administrativ

SPAK-uti shtohet edhe një prokurore tjetër, duke e çuar në 13 numrin total.

Prokurorjaqë i shtohet SPAK është Manjola Kajana, e cila është konfirmuar në detyrë ngaKolegji i Posaçëm i Apelimit.

"Gjatë parashtrimit tëkonkluzioneve përfundimtare, Komisioneri Publik u shpreh se aktet eadministruara përmbushin nevojat e hetimit dhe bazuar në to, nuk provohet qësubjekti i rivlerësimit, znj.Kajana, të ketë qenë në kushtet e konfliktit tëinteresit gjatë ushtrimit të funksionit të magjistratit dhe po ashtu,denoncimet e ardhura në adresë të saj, nuk kanë gjetur asnjë mbështetjeligjore. Për këto arsye, Komisioneri Publik kërkoi lënien në fuqi të vendimitnr.162, datë 19.06.2019 dhe konfirmimin në detyrë të subjektin tërivlerësimit" - thuhet në njoftim.

PasiKajana KPK kaloi në Vetting nga KPK, Komisioneri Publik e dërgoi çështjen nëApelim për rishqyrtim me pretendimin se vendimi i KPK-së ishte bazuar në provatë pamjaftueshme.

Ndërkohë, pas shqyrtimit KPA vendosi të lërë në fuqi vendimin e KPK, për konfirmimin në detyrë të prokurores Manjola Kajana.

Po sot KPK konfirmoi në detyrë edhe gjyqtaren e Gjykatëssë Apelit Administrativ, Alkelina Gazidede.

Procesii vetingut për gjyqtaren Gazidedja u krye nga trupa gjyqësore e drejtuar ngaSuela Zhegu, me relatore Genta Tafa Bungo dhe anëtare Firdes Shuli.

Subjektiështë rivlerësuar për shkak të funksionit për të 3 kriteret e vetingut,përfshirë pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.