Dha dorëheqjen si magjistrate, KPA seancë për Regleta Panajotin, gjyqtarja mungon

Trupigjykues i KPA ka vendosur t’i kërkojë KLGJ nëse ia ka komunikuar Regleta Panajotitvendimin e marrë.

Kolegjido t’i drejtohet edhe Gjykatës Administrative të Apelit nëse ka ndonjë vendimdhe nëse ka ndonjë ankimim të vendimit të KLGJ.

Ndërkohë,seanca është lënë për në datën 30 korrik.

KPA zhvilloi një seancë për gjykatën Regleta Panajoti kandidate për Gjykatën Kushtetuese.

Por Panajoti nuk është paraqitur në seancë ditën e sotme.

Ajo i ka dërgua një shkresë KPA-së, duke shkruar se për të seanca është epanevojshme pasi ka paraqitur dorëheqjen si magjistrate.

Panajoti ka dërguar një shkresë edhe KLGJ-së për dorëheqje.

Ndërkohë, Komisioneri Publik ëhstë shprehur se KPA duhet të vendosë që edhe nëse do të vendosë për ndërprerjen e mandatit të cilësojë pasojat e nenit G të kushtetutës që për 15 vite të mos pranohet organet e drejtësisë.

Panajoti e ka dorëzuar kërkesën për dorëheqje në KLGJ më 24 qershor. Megjithatë, Komisioneri Publik, Florian Ballhysa kërkoi vazhdimin e gjykimit për subjektin.

Gjyqtarja Regleta Panajoti, kandidate  për një post në Gjykatën Kushtetuese u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK me shumicë votash më 26 qershor 2019.

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa e ankimoi vendimin e marrë me shumicë votash për konfirmimin në detyrë të gjyqtares Regleta Panajoti, me argumentin se ajo nuk e justifikon pasurinë dhe nuk ka bërë deklarim të mjaftueshëm në këtë kriter.

Dorëheqja nga statusi i magjistratit sjell ndëprerjen e procesit të vetingut dhe ndalimin e subjektit për t’u emëruar në çdo pozicion të sistemit të drejtësisë për 15 vitet e ardhshme.