Ina Zhupa reagon pas investigimit të "BOOM": Veliaj dhe Rama të marrin masa
Zëdhënsjae PD-së, Ina Zhupa i ka thënë jehonë investigimit nga emisioni “ Boom” në RTVOra në lidhje me skandalin në kopshtin publik ‘Katër Stinët’.
Në këtëkopsht rezultoi pozitive me Covid-19 një punonjëse, por pavarësisht këtij faktiçdo gjë u mbaj sekret dhe fëmijët vazhdonin të frekuentonin kopshtin.
Zhupashkruan se Instituti i Shëndetit Publik duhet që mos lejojë punëdhënësin Veliajdhe Bashkia Tiranë të vazhdoj aktivitetin e tyre kur rezulton një i infektuar.
Zhupa: Skandalii investiguar nga emisioni “ Boom” në RTV Ora tregoi edhe njëherëpapërgjegjshmërinë totale të Bashkisë Tiranë dhe Veliajt si institucioni nënvarësi të cilit janë çerdhet dhe kopshtet publike në Tiranë. Emisioniinvestigativ “BOOM” në Rtv Ora solli me zë dhe figurë skandalin e ndodhur tekopshti publik ‘Katër Stinët’ ku një punonjëse ka rezultuar me Covid-19 dhepavarësisht këtij fakti çdo gjë mbahet sekret.
Fëmijët vijojnë të frekuentojnë kopshtin, por prinderit nuk janë në dijeni tësituatës.
Që nga 1 qershori që janë hapur çerdhet edhe kopshtet, janë të shumta rastet në Tiranë të punonjësve me Covid 19. Instituti i Shëndetit Publik duhet që mos lejoj punëdhënësin Veliaj dhe Bashkia Tiranë të vazhdoj aktivitetin e tyre kur rezulton një i infektuar. Çdo fshehje dhe vazhdim i qëllimshëm i aktivitetit jo vetëm që është rrezik për jetën e fëmijëve, familjeve të tyre dhe punonjësve të tjerë por duhet të përballen para drejtësisë sipas ndryshimeve të reja të Kodit Penal se po përhapin sëmundjen infektive. I bëj thirrje Veliajt të bashkëpunoj me ISHP dhe të marr masat e menjëhershme kur rezultojnë raste pozitive dhe jo të fshehin ngjarjen dhe të rrezikojnë jetën e qytetarëve.