Covid-19 sërish me shifra të larta, 90 raste të reja, 2 humbje jete dhe 81 në spital

"Situata e pacientëve të shtruar në spitalin Infektiv paraqitet serioze". Me këtë mesazh e ka nisur Ministria e Shëndetësisë raportimin mbi situatën e koronavirusit në Shqipëri, duke kërkuar edhe një herë marrjen e masave. Vetëm në 24 orët e fundit janë shtuar 81 pacientë të prekur me koronavirus
Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 2 viktima. Në Tiranë është numri më i lartë i të prekurve me Covid-19 ku 36 vetëm në ditën e fundit.

Sërish numër i lartë rastesh me Covid-19 në Vend, ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 90 raste të reja, 2 humbje jete dhe 43 të shëruar.

Ndërkohë, situata në spitalin infektiv paraqitet serioze, me pacientë qëtrajtohen në terapi intensive por edhe pacientë të intubuar, një pjesë e tyremosha të reja.

Në spital - Aktualisht janëtë shtruar 81 pacientë në spital, 11 pacientë janë në terapi intensive nëgjendje serioze dhe 5 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde.

Vdekje - Fatkeqësisht dyqytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin infektiv. Një81 vjeçar nga Shkodra dhe një 63 vjeçar nga Elbasani, të shtruar prej disaditësh në spitalin infektiv në gjendje të rënduar, nuk kanë mundur tëmbijetojnë, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë dheMbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Testimi - Gjatë 24 orëve tëfundit janë kryer 420 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilatjanë konfirmuar 90 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 36 raste në Tiranë, 15në Durrës, 11 në Vlorë, nga 8 raste në Kukës, Krujë, 4 në Kurbin, 3 në Elbasan,2 në Lushnje, nga 1 rast në Lezhë, Kamëz, Dibër.

Shërime - Në 24 orët efundit janë shëruar 43 qytetarë, duke e çuar në 1875 numrin e të shëruarve qënga fillimi i epidemisë.

Raste aktive - Në vendin tonëaktualisht janë 1318 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër,Krujë, Durrës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rikujton bizneset seduhet të respektojnë me rigorozitet protokollet për të ruajtur shëndetin epunonjësve dhe qytetarëve.

I drejtohemi me një lutje të gjithë qytetarëve: Tregohuni të kujdesshëm,respektoni distancimin fizik, higjienën personale.

Mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura është e domosdoshme.

Mbani maskën kudo ku nuk mund të ruani distancën fizike, për të mbrojturveten dhe të tjerët, për të parandaluar përhapjen e infeksionit.

Izolohuni nëse keni shenja të sëmundjes dhe telefononi në numrin unik tëUrgjencës Kombëtare, 127.

Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, julutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (10 Korrik 2020)

Testime totale                   31513

Raste pozitive                    3278

Raste të shëruara            1875

Raste Aktive                       1318

Humbje jete                      85(Qarku Tiranë 46, Durrës 13, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 13, Kukës 1, Elbasan 3,Lezhë 1, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   529

Durrës                  229

Shkodër               169

Vlorë                     120

Lezhë                    65

Fier                        41

Kukës                    40

Elbasan                 34

Korçë                    32

Berat                     24

Dibër                     18

https://youtu.be/XXr-x-Hbnw0