Pëmbytje masive në Kinë, qindra banorë evakuohen
Qindra vetë janë detyruar të evakuuohen apo të shpëtohen nga ajri për shkak të përmbytjeve që kanë pushtuar mbarë rajonin lindor të Kinës.Përmbytjet u shkaktuan pas stuhisë së shiut që nisi prej mesditës së të dielës. Zjarrëfikësit dhe ekipet e shpëtimit janë detyruar të përballojnë reshjet e vazhdueshme të shiut dhe të zhyten në ujë për të shpëtuar banorët e mbetur të bllokuar në shtëpi apo në makina.Në resortin e famshëm turistik të Yangshuo, baret, restorantet dhe të gjitha dyqanet janë mbyllur prej më shumë se 24 orësh.Mbi 80 zjarrëfikës arritën të shpëtojnë qindra turistë të huaj por edhe vendas ndërsa dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ndërkaq evakuimi i banorëve vijon edhe këtë të hënë ku më shumë se 440 zjarrëfiks dhe 26 motorvarka kanë nisur evakuimet e banorëve në provincat e përmbytura.Deri më tani janë evakuuar vetëm 580 vetë, që janë strehuar në qendrat e përkohshme të ngritura në raste emergjencash.
/Oranews.tv/