Qeveria greke i dhuron një ditë ndryshe refugjatëve
Qeveria greke vendosi t'i dhurojë një ditë ndryshe refugjatëve që kanë mbetur të bllokuar në Greqi, duke i vënë në dispozicion guidat turistike, për të bërë një tur në Akropolis, për të rritur ndërgjegjësimin dhe vëmëndjen për krizën e refugjatëve, në kuadër të ditës së Europës.Dita e Europës, kremton dhe promovon paqen dhe unitetin në Europë dhe 91 emigrantë, kryesisht fëmijë dhe adoleshentë nga Afganistani, Siria dhe Somalia, u mirëpritën në dy kampe të ngritura nga qeveria në Athinë.Emigrantët dëgjuan me kuriozitet historinë e sajtit më të famshëm turistike të Greqisë, përmes përkthyesve dhe interpretuesve nga agjencia e OKB-së për refugjatët, UNHCR dhe i siguruan atyre edhe disa fotigrafi kujtim përpara Tempullit "Parthenonit".Vetë ministri grek i kulturës Aristides Baltas u takua me emigrantët."Sot është një ditë e rëndësishme, një ditë të cilën ne shpresojmë ta nisim me urimin për rimëkëmbjen e vlerave europiane të demokracisë, tolerancës dhe paqes" tha ai.Mesazhi i tij u përforcua edhe nga oficeri i komunikimeve të UNHCR-së, Chris Boian."Ajo çka ndodhi sot këtu në të vërtetë është një ushtrim për civilizim e qytetarëve. Një demonstrim i asaj që janë vlerat europiane. Kjo ishte një mundësi e jashtëzakonshme që iu dha refugjatëve" tha ai.Aktualisht në Greqi po qëndrojnë mbi 54 mijë refugjatë, në përpjekje për të vazhduar rrugëtimin e tyre në vendet e tjera të Bashkimit Europian.
/Oranews.tv/