A po i vjen fundi edhe kësaj kafshe? Rrafshnaltat e Kazakistanit mbushen me ngordhje masive

Gati gjysma e popullsisë së Saiga, një lloj antilope që jeton në rrafshnaltat e Kazakistanit ngordhën vitin e shkuar si pasojë e një patogjeni që i preku ato në masë.Shkencëtarët thonë se shkak janë luhatjet e shumta të temperaturës si pasojë e ndryshimit të klimës.Më shumë se 200 mijë Saiga, një antilopë e vogël që jeton në Azinë Qendrore ka ngordhur në rajonin Betpak-Dala të Kazakistanit në maj, duke e çuar specien në prag të zhdukjes.Në prag të sezonit të mbarështimit të këtij viti, shkencëtarët thonë se toksina të prodhuara nga një bakter goditi traktin respirator të Saiga – dhe se ajo mund të ketë qenë përgjegjëse për ngordhjet e papritura.Ata thonë se moti i pazakontë - një dimër jashtëzakonisht i ftohtë i ndjekur nga një pranverë shumë e lagësht – ka ndikuar në toksinat e prodhuara nga një bakteret i quajtur Pasteurella, që shkakton gjakderdhje të brendshme, fatale për organet e kafshëve, çka çon më pas në ngordhjen e tyre.d55b4309ebdb4cea9779b5087f0b6b57_18/Ora News/